LAJMI I FUNDIT:

Vlora Hyseni emërohet zëvendësdrejtore e AKI-së (Dokument)

Vlora Hyseni emërohet zëvendësdrejtore e AKI-së (Dokument)

Vlora Hyseni është emëruar të mërkurën zëvendësdrejtore e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Në dokumentin që ka siguruar Telegrafi, Hyseni është emëruar për një mandat pesë vjeçar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.


Ndërkaq, Hyseni është eksperte dhe njohëse shumë e mirë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ndërsa flet disa gjuhë të huaja.

Vendimi për emërimin e saj në këtë post ka hyrë në fuqi nga dita e mërkurë (27.02.2019) dhe i është dërguar Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencës. /Telegrafi/