Shqipëria ndër dekada raportin gjinor të popullsisë e kishte në favor të burrave. Si një vend ku aborti selektiv ishte i lartë, në Shqipëri numri i burrave ka qenë gjithmonë më i lartë sesa i grave.
Sipas projeksioneve të fundit të INSTAT, në vitin 2061 do të ketë vetëm 78.6 burra për 100 gra. Aktualisht ka 99.8 burra për 100 femra, teksa shihet se ky raport është përkeqësuar dukshëm në raport me regjistrimet e fundit. Raporti gjinor në vitin 2011 ishte 107.8 meshkuj për 100 femra. Raporti gjinor pritet të thellohet në favor të grave duke arritur deri në 89,1 burra për çdo 100 gra më 2031, teksa përkeqësimi do të vijojë edhe më tej.
Në vitin 2061 popullsia totale në Shqipëri do të jetë rreth 2 milionë banorë sipas skenarit të mesëm. Nga totali, 44 % e popullsisë do të jenë meshkuj dhe 56 për qind do të jenë femra, ose 78.6 burra për 100 gra.
Sipas INSTAT raporti gjinor do të përkeqësohet kryesisht nga emigracioni, pasi projeksionet mbi raportin gjinor në lindje do të jenë në favor të meshkujve edhe për dekadën në vijim.
Raporti gjinor në lindje në Shqipëri është mbi nivelin e tij natyror, me rreth 108 bebe djem për çdo 100 bebe vajza. Për këtë tregues është supozuar që ai do të zvogëlohet në mënyrë graduale dhe do të arrijë nivelin natyror prej 105 djem për çdo 100 vajza në vitin 2031. Zvogëlimi i këtij treguesi do të jetë i njëjtë në të tre variantet, optimist, pesimist dhe normal.
Popullsia e vendit është përfshirë në një tranzicion të frikshëm, në vitet në vijim ku popullsia e saj do të pakësohet, do të plaket dhe do të ketë një varësi të lartë nga gratë.
Kategorizimi i meshkujve në minorancë në dekadat në vijim do të sjellë ndryshime edhe në strukturën e ekonomisë në Shqipëri.
Forca e punës në Shqipëri aktualisht dominohet nga burrat, gratë ende kanë një pjesëmarrje të ulet në forcën e punës rreth 40 për qind. Në dekadat e ardhshme bizneset do të duhet të përshtatin projeksionet e tyre për një forcë pune ku dominojnë gratë. Gjithashtu oferta për mallra do të duhet të përshtat për femrat dhe gjithashtu produktet për konsum do të kenë një target më të madh për moshat e vjetra./Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë