LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e VV-së takohen me Mark Gjonajn dhe përfaqësues të shqiptarëve në SHBA

Deputetët e VV-së takohen me Mark Gjonajn dhe përfaqësues të shqiptarëve në SHBA

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, Liburn Aliu e Fitore Pacolli kanë pritur në takim përfaqësues të mërgatës shqiptare në SHBA, me në krye Mark Gjonajn.

Kjo është bërë e ditur në një postim në Facebook nga Vetëvendosje, ku shprehet mirënjohje për kontributin e shqiptarëve nga Amerika.

“Glauk Konjufca theksoi në këtë takim rolin vendimtar të shqiptarëve në ShBA për çlirimin e Kosovës, nga përfshirja e drejtpërdrejt në radhët e UÇK-së, duke rënë dëshmorë për liri, e deri te ndihma materiale dhe avokimi e lobimi në ShBA. Ai shprehu mirënjohjen e thellë të Lëvizjes për gjithë kontributin që ka dhënë e vazhdon të japë mërgata shqiptare për zhvillimin dhe përparimin e atdheut. Më tej, ai shpjegoi situatën e rëndë socio-ekonimike në Kosovë, si dhe shkaqet e kësaj situate, të lidhura me politika e politikanë që kanë ndikuar shumë negativisht në rëndimin e situatës. Konjufca gjithashtu theksoi kundërshtimin e Lëvizjes ndaj çdo plani për copëtimin e territorit të Kosovës”, thuhet në postimin e VV-së.


Në anën tjetër, Mark Gjonaj ka folur për rëndësinë e çështjes shqiptare, dhe gatishmërinë për të kontribuar në këtë aspekt.

“Ishte e lehtë të gjendej gjuha e përbashkët me delegacionin e mërgatës nga SHBA-ja, pasi në fjalën e tij z. Gjonaj theksoi të parën rëndësinë jetike të çështjes shqiptare, dhe gatishmërinë e mërgatës për të kontribuar maksimalisht për çështjen kombëtare. Ai foli për nevojën e madhe që ka mërgata shqiptare për lidership nga dy shtetet shqiptare në rrugën drejt zgjidhjes së çështjes kombëtare. Përfaqësuesit e Lëvizjes gjithashtu folën për “Projekt-Ligjin për Diasporën” dhe mangësitë e tij, si dhe për faktin se në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, 71% e votave nga mërgata ka qenë për Lëvizjen, fakt ky që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si Qeveria e ka zvarritur lehtësimin e procedurave të votimit për bashkatdhetarët”, bëhet e ditur në njoftimin e VV-së.

Mark Gjonaj dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Amerikë, kanë zhvilluar takime edhe me liderët shtetëror. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori