LAJMI I FUNDIT:

Man City-West Ham: Formacionet zyrtare, starton Mahrez

Man City-West Ham: Formacionet zyrtare, starton Mahrez

Manchester City do të kërkojë fitore ndaj West Ham Unitedit me shpresën që në anën tjetër Liverpooli do të ngecë.

Skuadra e Pep Guardiolas vjen nga fitorja 6-0 ndaj Chelseat, ndërsa ajo e Manuel Pellegrinit nga fitorja 3-1 kundër Fulhamit.


Vendasit nuk kanë bërë ndonjë ndryshim të theksuar, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Man City: Ederson; Danilo, Kompany, Otamendi, Zinchenko; De Bruyne, Gündogan, David Silva; Mahrez, Aguero, Sane.

West Ham: Fabianski; Fredericks, Diop, Ogbonna, Johnson; Obiang, Rice; Antonio, Nasri, Felipe Anderson; Carroll.

Aktualisht Citizens renditen në vendin e dytë me 65 pikë, një më pak se Liverpoolit, ndërsa West Hami mban pozitën e 10-të me 36 pikë. /Telegrafi/