Si gjithmonë me këmishën e bardhë të zbërthyer nën xhaketën e zezë, Bernard-Henri Lévy po bëhet gati për një interpretim të ri. Për luftë teatrosh, pasi luftërat e vërteta dhe të rrezikshme i ka kaluar disa: Pakistanin, Bosnjën, frontin kurd në konfliktin sirian. Tani bën provat e fundit për shfaqjen “Looking for Europe”. Anëtar i lëvizjes së majit ’68, Bernard-Henri Lévy është ndër filozofët më influentë dhe njëkohësisht më të kontestuar në Francë, sepse pozicionet që merr nuk janë ato tipiket – “politikisht korrekte”. Në prag të zgjedhjeve evropiane thotë se “Dua të shkoj qytet më qytet, për të thënë se Bashkimi Evropian është një ide e bukur, është utopia e fundit e gjeneratës sonë, shpresa e vetme për vendet tona.”
Ku e ka origjinën kjo krizë?
Demokracia bazohet në tri ide të mëdha: universalitet, vërtetësi dhe liri. Këto tre ide janë shkatërruar në dhjetëvjeçarët e fundit. Universaliteti është shkatërruar nga relativizmi kulturor; ideja e së vërtetës nga lajmet e rremet; lirisë i ndodhi ajo që Tocqueville kishte parashikuar: perëndimorët kanë zgjedhur barazinë në vend të lirisë, në vend se t’i kombinonin njëra me tjetrën, pa i dhënë avantazh asnjërës. Nëse flasim për një dështim, dështimi është i atyre që duhet të ruanin këto ide.
Për kë e keni?
Është një libër i vitit 1927 i Julien Banda, “La trahision des Clercs”. Tradhtia e vërtetë e intelektualëve sot, nëse ka, është se kanë reshtur së qëni gardianët e demokracisë. E dëgjoj vazhdimisht në Itali, është një kalë beteje i Salvinit dhe Di Maios, ku thuhet se intelektualët dhe elitat janë të shkëputur. Fjalia është e drejtë, por jo thelbi. Duan të na bëjnë të besojmë se elitat janë të shkëputura nga populli, por jo, ato janë të shkëputura nga idetë: nga kënaqësia e lirisë, nga besimi në universalitet dhe nga besimi tek e vërteta. Nëse ka një dështim të elitave, është ky. Ato duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.
A mund të fitojë një aleancë populistësh në Evropë?
Përgjigja është po. A dorëzohem unë? Jo. Po e bëj këtë turne sepse është detyra e secilit prej nesh që ta ndalojmë. Them shpesh se jam një evropian me origjinë franceze dhe herë pas herë, kur më hipin kacabunjtë me vendin tim, them se jam evropian që flas frëngjisht. Kështu që nuk mund të më akuzoni për shovinizëm. Në këto zgjedhje është Macron kundër Salvinit. Dhe do të bëj gjithçka që mundem që të fitojë Macron. Dua që Salvini dhe të tijtë ta ndjejnë shijen e humbjes. Kjo është më se e mundur. Mund t’i bëjmë të duken qesharakë, mund të tregojmë mungesën e koherencës në programet e tyre. Kemi tre muaj kohë, meritojmë më shumë se të jemi thjesht marioneta.
A po sulmohet Evropa?
Pikë së pari, Evropa është një fuqi ekonomike të cilën fuqitë e tjera ekonomike duan ta dobësojnë. Ndoshta do të thoni se këto janë rregullat e lojës. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të dorëzohemi. Mënyra e vetme është ta forcojmë politikisht Bashkimin Evropian, nëse duam që t’i bëjmë ballë ofensivës tregtare kineze, ofensivës ideologjike të Putinit, islamizmit radikal të instrumentalizuar nga Erdogan apo nga princi saudit Mohamed bin Salman.
Cila është ajo Evropë që duhet mbrojtur në këto zgjedhje?
Kur flas për Evropë, kam në mendje një hapësirë civilizimi, një lloj mënyrë për të qëndruar bashkë, për t’u sjellë si burra dhe gra të përgjegjshëm, një lloj koncepti për dashurinë, një lloj raporti me lirinë e shpirtit, një raport me fenë, duke pasur të drejtën për t’u bërë pjesë e saj, për ta braktisur, për ta tallur. Ky lloj civilizimi evropian është pikërisht ai që urrejnë personazhet që sapo citova. Erdogan, Trump, Xi Jinping, Khamenei, Putin. I bezdis si një guriçkë në këpucët e tyre. Evropa është një skandal i bukur! /Përktheu Erjon Uka/Marrë nga: Opinion.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje