LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet në Beograd filozofi me famë botërore që mbante anën e shqiptarëve dhe boshnjakëve! (Video)

Sulmohet në Beograd filozofi me famë botërore që mbante anën e shqiptarëve dhe boshnjakëve! (Video)

Në qendrën kulturore në Beograd, sot është sulmuar filozofi i njohur francez Bernard Henri Lévy, nga një grup majtistësh serbë të cilët e goditën me tortë në fytyrë.

Derisa po mbante një fjalim para të pranishmëve të cilët kishin ardhur të shikojnë filmin e tij “Peshmerga” – që është pjesë e programit Beldoks -ai është goditur në fytyrë me tortë nga disa të rinj serbë të cilët në ato momente shfaqën edhe një transparent në të cilin shkruante “Vrasës, ik nga Beogradi”, transmeton Telegrafi.


Sulmi ndaj filozofit me prejardhje hebreje vjen si rezultat i faktit se gjatë viteve të ’90-ta ishte i zëshëm kundër luftërave që po zhvilloheshin në ish-Jugosllavi, e në veçanti ndaj krimeve që po bëheshin ndaj myslimanëve nëpër kampe të ndryshme ku torturoheshin dhe vriteshin nga forcat serbe.

Por, është interesant fakti se si në momentin që u sulmua nga pjesëtarët majtistët të SKOJ-it, nuk kishte pjesëtarë të sigurimit për të parandaluar një gjë të tillë.

Bernard – i cili në vitin 2010 ishte shpallur nga “The Jerusalem Post” si njëri nga 50 hebrenjtë më ndikim -gjithashtu kishte shkruar edhe për Kosovën dhe sfidat nëpër të cilat kishte kaluar gjatë okupimit nga ana e Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori