LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Tuneli i Mitrovicës përfundon brenda 25 ditëve

Lekaj: Tuneli i Mitrovicës përfundon brenda 25 ditëve

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për punimet për sanimin e tunelit në rrugën nacionale N-2 segmenti Mitrovicë-Qabër.

Lekaj tha se janë paraqitur disa probleme në lidhje me punimet si dhe kontratën, mirëpo të martën janë zgjidhur të gjitha problemet.

Sipas tij, punimet në këtë tunel do të përfundojnë brenda 25 ditëve, transmeton Telegrafi.


“Kemi pas probleme sa i përket kontratës, nuk ka qenë e definuar kontrata d.m.th projekti. Pothuajse punët që janë kryer e kanë përmbushur kontratën dhe pozicionet nuk i kanë paraparë sepse nuk mund ta lëmë në gjendje të keqe prapë. Kam kërkuar që të kryhen brenda standardeve dhe dje e kemi zgjidhur këtë çështje. Brenda 25 ditëve do të përfundoj”, ka thënë ministri Pal Lekaj.

Ai po ashtu foli edhe për projektet e rrugëve nëpër komunat e Kosovës, të cilat i ka bërë publike në rrjetin e tij social Facebook.

“Po i postojmë të gjitha projektet veç e veç për çdo komunë, në të gjitha komunat e Kosovës ne kemi projekte që janë duke u mbështetur nga ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. 1.9 milion investime pasi janë shumë rrugë lokale, në Skenderaj. Ndërsa Prizrenin ia kemi  lënë buxhetin 1.6 milion pasi ka rrugë të shtruara”, u shpreh ministri, Pal Lekaj.

Ndryshe, punimet për sanimin e tunelit në rrugën nacionale N-2 segmenti Mitrovicë-Qabër, kanë filluar më 12 nëntor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori