LAJMI I FUNDIT:

UFC 235: Gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet Jon Jones dhe Anthony Smith

UFC 235: Gjithçka që duhet të dini për duelin ndërmjet Jon Jones dhe Anthony Smith
Anthony Smith, Jon Jones (Foto: Getty Images/Guliver)

Jon Jones kthehet në Tetëkëndësh fundjavën që vjen për ta mbrojtur titullin e UFC-së më kategorinë e lehtë të peshave të rënda kundër Anthony Smith.

Ky është meçi i dytë i 31-vjeçarit për më shumë se dy muaj, pas fitores ndaj Alexander Gustafsson në muajin dhjetor.


Kur do të zhvillohet ‘UFC 235’

Jon Jones (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

UFC 235 do të zhvillohet të shtunën, më 2 mars (në orët e para të të dielës, 3 mars, me kohën tonë) në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Duelet preliminare do të fillojnë rreth orës 12:00 pasmesnate, kurse duelet kryesore pritet të zhvillohet rreth orës 4:00 të mëngjesit të të dielës.

Kush është Anthony Smith

Anthony Smith (Foto: Dylan Buell/Getty Images/Guliver)

Amerikani 30 vjeçar po bën hap të madh në duelin ndaj Jones, ndërsa aktualisht është i renditur i treti në kategorinë e lehtë të peshave të rënda në UFC. ‘Zemërluani’ e ka filluar karrierën në MMA në duele lokale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2008, ndërsa në UFC ka debutuar në qershor të vitit 2013. Ai është ndeshur edhe për Bellator.

Në total, ai numëron 44 duele në artet e përziera marciale, me 31 fitore dhe 13 humbje. Dy duelet e fundit në UFC – fitoret ndaj Volkan Oezdemir dhe Mauricio Shogun Rua – ia siguruan çmimin e Performancës së mbrëmjes.

Të gjitha lajmet nga UFC
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga UFC

Deklaratat e tyre për këtë duel

Jones: “Secili kampion i ka historitë e veta, kurse të miat kanë qenë të vështira. Padyshim se ia kam vështirësuar vetes punët. Mirëpo, pavarësisht nëse fatkeqësia është vetshkatërruar ose jo, unë jam këtu për këtë sfidë”.

Smith: “E di se do të jetë shumë vështirë për mua që të jem i përulur dhe të flas me Joe Rogan pas meçit, sepse shpërthimi i urrejtjes ka qenë i jashtëzakonshëm. Nuk më shqetëson shumë, por është paksa shokues”.


Të gjitha duelet në UFC 235

Duelet e hershme preliminare (nga 00:15 pas mesnate, e diel)
Edmen Shahbazyan vs Charles Byrd (peshat e mesme)
Gina Mazany vs Macy Chiasson (femrat, peshat shumë të lehta)
Marlon Vera vs Frankie Saenz (peshat shumë të lehta)
Polyana Viana vs Hannah Cifers (femrat, peshat super të lehta)

Duelet preliminare (nga ora 2:00, e diel)
Jeremy Stephens vs Zabit Magomedsharipov (peshat shumë të lehta)
Misha Cirkunov vs Johnny Walker (peshat e lehta në kategorinë e rëndë)
Cody Stamann vs Alejandro Perez (peshat shumë të lehta)
Diego Sanchez vs Mickey Gall (peshat e mesme të lehta)

Duelet kryesore (nga ora 3:00, e diel)
Jon Jones vs Anthony Smith (peshat e lehta në kategorinë e rëndë)
Tyron Woodley vs Kamaru Usman (peshat e mesme të lehta)
Robbie Lawler vs Ben Askren (peshat e mesme të lehta)
Tecia Torres vs Weli Zhang (femrat, peshat e mesme të lehta)
Cody Garbrandt vs Pedro Munhoz (peshat shumë të lehta)


/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori