Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shtrirë në QKUK përkatësisht në klinikën infektive për shkak të një infeksioni gripal, ka njoftuar ish -drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Arben Vitia.
Vitia thotë se gjendja e Kurtit tashmë është stabile.
“Të dashur miq, meqenëse shumë prej jush po thërrisni në telefon për të pyetur, po ju njoftoj këtu, Albini sot në mëngjes herët ka patur një shqetësim shëndetësor, për shkak të një infeksioni gripal. Falë përkujdesjes së mjekëve në emergjencë dhe klinikës infektive në QKUK, gjendja e tij tash është më stabile. Pranë tij është kujdesi i mjekëve, familjarëve e aktivistëve. Meqenëse shenjat janë të gjitha të mira, shpresojmë që do të dalë sa më shpejt”, shkruan Vitija
Ndryshe, një ditë më parë anëtarët e Komitetit për Gripin Sezonal kanë thënë se në Kosovë nuk ka nevojë për panik dhe se çdo vit kalendarik ka grip, por jo pandemi sikurse në vitin 2009.
Në një konferencë për media, ata kanë kërkuar që të mos përdoret termi ‘grip i derrave’ për arsye të konfuzionit dhe panikut në publik.
Drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani, kishte thënë se gripi në territorin e Kosovës është në nivel mesatar.
“Ne kemi raportuar mbi 29 mijë raste të dyshimta, pasi nuk dihet sa janë me grip. Mbi 4.000 janë infektive, 43 raste janë raportuar si gjendje më e rëndë e gripit sezonal, ndërsa dhjetë me vdekje. E kemi shpall si gjendje epidemike për shkak të rasteve të vdekjeve. Këto raste janë mbi 65-vjeç. Katër raste janë A1H1 dhe gjashtë raste të grupit A”, ka thënë ai.
Ndryshe, simptomat e para të gripit sezonal janë temperatura, rrjedhjet nga hunda dhe më të atakuarit janë të sëmurët kronikë, ndërkohë që rekomandohet që të shmangen sa më shumë vendet e mbyllura. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj