Përfundimi i punëve në autostradën që lidh Kosovën me Maqedoninë, varet nga ngritja e temperaturave. Autostrada që lidh kryeqytetet Prishtinën dhe Shkupin, ishte paraparë të përfundonte në fund të vitit 2018 por, në bazë të punëve në terren, lëshimi në qarkullim i kësaj autostrade mund të shkojë përtej këtij afati.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se në nevojiten edhe 21 ditë punë për asfaltimin e Urës se Kaçanikut, por që për realizimin e këtij procesi duhet të pritet ngritja e temperaturave mbi 5 gradë celsius.
“Autostrada Prishtinë-Shkup do të përfundojë me përmirësimin e kushteve atmosferike. Kanë mbetur vetëm 21 ditë në shtrimin e asfaltit në urën 407”, tha Kadriu.
Ura e Kaçanikut llogaritet ura më e gjatë në rajon, gjatësia e se cilës është 5733 metra.
Por, me arsyetimin se temperaturat kanë ndikuar në shtyrjen e përfundimit të projektit, nuk pajtohen ekspertë të kësaj çështjeje.
Halim Gjergjizi, profesor në Kolegjin “Dardania” në Prishtinë, tha se kompania fituese me nënshkrimin e kontratës ka pasur parasysh edhe sezonin me temperatura të ulëta, që nuk lejojnë punimet.
“Tash sajohen temperaturat, mund të sajohen edhe arsye tjera. Kompania fituese dhe Qeveria duhet të njoftojnë qytetarët në mënyrë korrekte, pse janë tejkaluar afatet e parapara dhe të kërkojnë falje publike. Për tejkalim të afateve, në vendet e zhvilluara duhet paguar dëmshpërblim, pasi është infrastrukturë publike dhe pamundësohet shfrytëzimi i kësaj infrastrukture”, tha Gjergjizi.
Ndryshe, që nga fillimi i ndërtimit të autostradës në korrik të vitit 2014, nga kompania ndërtuese është paralajmëruar se do jetë e gatshme për qarkullim në fund të vitit të kaluar.
Konsorciumi turko-amerikan “Bechtel-Enka”, është kompania e cila po ndërton këtë autostradë.
Gjergjizi madje thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta ndëshkojë kompaninë fituese për mospërmbajtje të kontratës, sidomos pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, që t’i paguajë kompanisë ndërtuese një shumë prej 53 milionë euro, për shkak të mospagesës se rregullt të faturave.
“Çdo kush që hyn në marrëdhënie kontraktuese, i bart përgjegjësitë dhe në këtë rast, kryesi i punëve i bart përgjegjësitë. Dhe nuk është në rregull që njëra palë i bartë përgjegjësitë dhe pala tjetër jo. Qeveria e Kosovës ka paguar vlerë jashtëzakonisht të lartë, kurse kompania fituese nuk bart përgjegjësi as morale dhe as profesionale, sepse kompania nuk mund të arsyetohet me temperatura”, shprehet ai.
Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk kanë dashur të pronocohen për ndonjë masë eventuale ndëshkuese ndaj kompanisë fituese.
Ndërkaq, me përfaqësuesit e konsorciumit “Bechtel- Enka” ka qenë e pamundur të kontraktohet, për të marrë një konfirmim se kur mund të përfundojë projekti dhe cilat janë arsyet e shtyrjes së afatit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje