LAJMI I FUNDIT:

Mel B kritikon sjelljet e Lady Gaga dhe Bradley Cooper gjatë interpretimit në ‘Oscars 2019’

Mel B kritikon sjelljet e Lady Gaga dhe Bradley Cooper gjatë interpretimit në ‘Oscars 2019’
Lady Gaga, Bradley Cooper, Mel B (Foto: Getty Images/Guliver)

Bradley Cooper dhe Lady Gaga kanë bërë një performancë emocionuese të hitit “Shallow” në edicionin e sivjetmë të ndarjes së çmimeve Oscar.

Edhe pse kanë marrë lëvdata të shumta, ka pasur edhe prej atyre që mendojnë se këngëtarja e ka tepruar me sjelljet e saja në raport me aktorin hollivudain.


Kënga e dy protagonistëve të filmit “A Star Is Born” fitoi çmimin Oscar si kënga më e mirë origjinale, ndërsa paraprakisht ata morën vëmendjen me interpretimin e drejtpërdrejt në skenën e Dolby Theatre në Los Angeles.

Interpretimi i tyre ishte i veçantë, ndërsa të pranishmit dhe shikuesit anekënd botës kanë vërejtur se ka pasur shumë afrimitet ndërmjet Gagas dhe Cooperit.

Të gjitha lajmet nga Oscars
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Oscars

“Jam ndier shumë pakëndshëm për shkak të të dashurës së Bradleyt, o Zot”, ka thënë Mel B në emisionin Good Morning Britain, duke shtuar se shikimi ndërmjet tyre ishte “një shikim dashurie”.

Shikimi ndërmjet Lady Gaga dhe Bradley Cooper (Foto: Getty Images/Guliver/ABC/YouTube/Screenshot)

“Zgjedh të mendoj se ka qenë vetëm pjesë e performancës dhe aktrimit, dhe se nuk është e vërtetë. Se po të ishte, ajo do ta thyente ‘kodin femëror’ në raport me Irina Shayk, ndërsa kjo nuk është aspak profesionale”, ka thënë Mel B.

Ajo ka vazhduar të flasë më tej për të gjithë situatën e krijuar, meqenëse Gaga e kishte hequr unazën e fejesës meqë është ndarë nga i fejuari Christian Carino, ndërsa shumëkush mendon se këngëtarja dhe aktori i kanë thyer shumë rregulla me mimikën dhe shikimet.

Performanca e afërt ndërmjet Lady Gaga dhe Bradley Cooper në ‘Oscars 2019’ (Foto: Matt Sayles – Handout/A.M.P.A.S. via Getty Images/Guliver)

“Gaga e ka hequr unazën e fejesës, e ka ndërprerë fejesën… Dhe pastaj e shikon Bradleyn në këtë mënyrë derisa performon me të. Nuk është vështirë të gjesh sa bëjnë dy plus dy. Që të dy e kanë tepruar në mënyrat e tyre”, është shprehur moderatori Piers Morgan. /Telegrafi/

Bradley Cooper dhe Lady Gaga (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori