LAJMI I FUNDIT:

Ziadin Sela: Seanca e mbrëmshme, skenar i BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së

Ziadin Sela: Seanca e mbrëmshme, skenar i BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, sot tha se ajo që ndodhi mbrëmë në seancën për marrjen e imunitetit të deputetit Trajko Veljanoskit, është “teatër me regji të BDI-së”.

“Dje ishim dëshmitarë të një teatri që e servoi BDI. Të njëjtit Talat nuk i pengoi kur u zgjodh kryetar i Kuvendit. Ai është aktor i mirë dhe tregoi se nuk është kandidat i mirë shqiptar për kryetar Kuvendit, që unë e pagova me gjak”, tha Sela në konferencë për shtyp.

Sipas tij, ajo që ndodhi dje është goditje mbi shpresat e shtetit të së drejtës.


“Qëllimi është të mbrohet Trajko Veljanoski, por edhe të fshihet roli që BDI e ka pasur më 27 prill. Ky është sinjal që BDI dhe OBRM-PDUKM e mbrojnë njëra tjetrën”, tha Sela.

Ai në këtë konferencë për shtyp e përsëriti edhe një herë kërkesën e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ndryshe, mbrëmë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, anuloi seancën për heqjen e imunitetit të Trajko Veljanoskit, i cili dyshohet si organizator i ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori