LAJMI I FUNDIT:

Vizitorja e burgut të kthyer në muze, e tmerruar me fotografinë ku shfaqet ‘fantazma me uniformë’ (Foto)

Vizitorja e burgut të kthyer në muze, e tmerruar me fotografinë ku shfaqet ‘fantazma me uniformë’ (Foto)

Sarah Murphy ishte bashkë me familjarë, duke vizituar një burg të kthyer në muze, që ndodhet në Belfast të Irlandës.

Derisa vizitonte qelitë e vjetra, vizitorja edhe shkrepi disa fotografi, në mesin e të cilave kapi edhe një skenë që më vonë e la të tmerruar, transmeton Telegrafi.


“Ishte një fantazmë me uniformë, që qëndronte në krahun B. Sikur kishte qenë duke shikuar nga unë, kur e shkrepa imazhin” ka thënë Murphy.

Fotografia ku Murphy beson se ndodhi aktiviteti paranormal

Derisa të gjithë kishin shkuar në krahun C, ajo qëndroi vetëm dhe i priste, sepse donte të bënte fotografi, që e bënë edhe më të frikësuar. “Ka mundur të më sulmonte, isha vetëm dhe prandaj u shfaq” ka shtuar më tej vizitorja.

Zyrtarët e burgut muze, kanë thënë se nuk kanë dëgjuar për ndonjë aktivitet paranormal në këto hapësira, derisa vizitorët kurrë nuk janë ankuar për diçka të ngjashme. /Telegrafi/