LAJMI I FUNDIT:

KEDS-i thotë se janë sanuar dëmet e shkaktuara nga era e fortë

KEDS-i thotë se janë sanuar dëmet e shkaktuara nga era e fortë

Erërat e forta dhe moti i ftohtë gjatë ditëve të fundit në Kosovë, kishte lënë pa energji elektrike një pjesë të madhe të fshatrave, për shkak të prishjeve elektrike që kishin ndodhur.

Koliqi, Magurja, Keqekolla dhe Siqeva janë vetëm disa nga fshatrat në Prishtinë, në të cilat ishin shkaktuar dëme dhe ndërprerje me energji elektrike.


Zëdhënësi për media në KEDS, Viktor Buzhala ka thënë për KosovaPress se këto dëme janë sanuar dhe se gjendja është e mirë.

“Prishjet në daljet e tensionit të lartë janë sanuar të gjitha, si dhe gjendja është shumë ma e mirë. Nuk ka prishje”, ka thënë ai për KosovaPress.

Buzhala mes tjerash tha se dëmet më të mëdha janë shkaktuar në rajonin e Pejës.

“Dëmet ma të madha janë shkaktuar në rajonin e Pejës ku ishin mbi 20 linja jashtë pune dhe mbi 30 shtylla të thyera, por ekipet e KEDS-it kanë qëndruar vazhdimisht në terren, duke arritur t’i zëvendësojnë ato shtylla dhe të rikthejnë energjinë elektrike në kohën më të shkurtër të mundshme”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori