LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të Kosovës, UEFA ia merr Spanjës organizimin e ndeshjeve të Grupit 5 për Kampionatin Evropian U-17

Për shkak të Kosovës, UEFA ia merr Spanjës organizimin e ndeshjeve të Grupit 5 për Kampionatin Evropian U-17

Ndeshjet e rrethit elitë të Grupit 5 për Kampionatin Evropian U-17, “Irlanda 2019”, të parapara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër.

Një vendim të tillë e ka marrë UEFA, në saje të këmbëngulësisë së presidentit Agim Ademi që Përfaqësuesja jonë të paraqitet me të gjitha simbolet në këto ndeshje, gjë e cila ishte e papranueshme për autoritetet spanjolle – thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.


“Edhe pse gjatë Kongresit të UEFA-s, presidenti Ademi ka kërkuar nga homologu i tij spanjoll, Luis Rubiales, që të shfrytëzojë ndikimin e tij tek institucionet spanjolle që të mos pengojnë hyrjen e ekspeditës tonë në asnjë formë, kjo nuk pati sukses”.

“Kësisoj, presidenti Ademi bëri presion tek UEFA për ta zgjidhur këtë çështje dhe si rrjedhojë institucioni i futbollit evropian vendosi për t’ia marrë organizimin Federatës spanjolle”.

“Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e vendit tonë, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të Grupit 5 të jetë Zvicra”, thonë nga FFK.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 25 deri më 31 mars.

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori