Gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera” i ka dedikuar një reportazh Shqipërisë moderne dhe antike, duke përshkruar një udhëtim që fillon nga kryeqyteti dhe kalon nëpër qytetet më historike si Shkodra, Kruja, Gjirokastra por edhe në ato antike si Apollonia dhe Butrinit.
Reportazhi i plotë i “Corriere della Sera”:
Mbi modernitetin e Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë, fliste që në vitin 1939 një i ri, Indro Montanelli (gazetar i njohur italian, shën. i përkth.) ku theksonte kontrastet e dukshme.
“Është një botë e përzier, e përzier në mënyrë piktoreske, ku gjen automjete luksoze dhe karroca prehistorike që i binin borisë sikur të ishin edhe autovetura…”, shkruante në librin “Albania, una e mille”.
Ishte koha e pushtimit italian që ka lënë gjurmë, shumë të dukshme edhe sot. Për shembull, arkitektura racionaliste e pallateve ministrore përgjatë bulevardit që është arteria kryesore e qytetit.
Por Vendin e Shqiponjave e preku diktatura komuniste e Enver Hoxhës, që zgjati 40 vite. Në fund, në agim të viteve ’90, rrugëtimi i vështirë i rimëkëmbjes demokratike. Një proces i vështirë drejt modernitetit bashkëkohor. Ndërsa për italianët që nuk kanë qenë asnjëherë në këtë tokë, vetëm disa milje detare nga Pulja, është shqetësuese. Italianët kanë mbetur të bllokuar në pamjet e eksodit të shumë shqiptarëve që, të hipur nëpër gomone, vinin në brigjet tona për një jetë më të mirë.
Tirana dhe Rilindja plot ngjyra
Por sot ka një Shqipëri që nuk e pret, krejtësisht për t’u zbuluar. Rritje e shpejtë (por edhe kaotike), mbi të gjitha në qendrat urbane. Mbi të gjitha në Tiranë.
Pak histori: në fakt, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama (artist, djali i një skulptori), i zgjedhur kryebashkiak i kryeqytetit në fillim të mijëvjeçarit të ri (që qëndroi deri në 2011), pikturoi me shumë ngjyra godinat gri dhe të shkreta të lëna trashëgimi nga regjimi i Hoxhës, për t’i dhënë kuptim, qoftë viziv, Rilindjes. Një imazh tashmë i mbuluar nga qiellgërvishtëset moderne.
Njësoj edhe me aeroportin, ku në vitin 2003, viti i udhëtimit tonë të parë në Shqipëri, rreth pistës kullosnin delet, dhe zona e pasagjerëve ishte pak më e madhe se një barakë.
Tur gjashtëditor mes së kaluarës dhe së ardhmes
Sot lexuesit e “Corriere della Sera” që do të duan të marrin pjesë në turin në Shqipëri të propozuar këtu, do të zbresin në aeroportin shumë modern “Nënë Tereza”. Në Tiranë, do të qëndrojnë në një hotel me pesë yje, duke zbuluar edhe “dolce vita” të kryeqytetit, për të përdorur një shprehje që të kujton një periudhë italiane plot gjallëri.
Turi gjashtëditor fillon më 27 prill. I organizuar me mbështetjen e “Francorosso”, gjithkush do të ketë kohë për të zbuluar Shqipërinë e sotme dhe të djeshme. Nga Tirana në Krujë, kryeqyteti antik, qytet simbol i rezistencës anti-osmane, e përfaqësuar më së miri në muzeun e Gjergj Skënderbeut, heroit kombëtar. Në të hyrë të kështjellës ndodhet pazari karakteristik.
Më pas në Shkodër, që ndodhet buzë liqenit me të njëjtin emër. Banesat fillojnë pranë një qyteze veneciane, të ndërtuar në shekullin e XV. Dëshmi e periudhës kur qyteti ishte pjesë e Republikës së Venecias.
Një zhytje mes natyrës dhe qyteteve prej guri
Më pas shkohet në jug, në Shqipërinë arkeologjike. Nga Apolonia, një prej kolonive greke më të konsiderueshme, tek xhevahiri arkeologjik i vendit, Parku i Butrintit (në UNESCO), koloni greko-romake. I njohur për ekosistemin e tij dhe rrënojat që shtrihen deri në mes të një xhungle mesdhetare.
Gërmimet më të rëndësishme janë bërë nga arkeologu italian, Luigi Maria Ugolini, që i zhvilloi në vitet 1930. Trashëgimi e UNESCO është edhe qendra historike e Beratit, që dominohet nga një fortesë kështjellë. Ndërsa Gjirokastra, “qyteti i gurtë”, është një muze në qiell të hapur. Pushimi në shtëpinë ku ka lindur Ismail Kadare (sot një muze) na bën të mësojmë për shkrimtarin më të famshëm shqiptar, i përkthyer në të gjithë botën.
Spektakli i natyrës shijohet gjatë udhëtimit për të vizituar Syrin e Kaltër, burim karstik që e merr emrin nga ngjyra e ujit. Përveç Tiranës, edhe qendra të tjera urbane po i drejtohen modernitetit si Saranda, Vlora, Durrësi. Por nuk mbaron me kaq.
Vreshta dhe një kantinë e veçantë
Turi shqiptar zgjatet nëpër brigje, plazhe, kështjella, manastire. Por nuk duhet lënë pas kalimi interesant në një kantinë në Kavajë. Ky është një shembull virtuoz i rrugës së re të verërave në vend. Zoti Fatbardh Belba ka mësuar artin e verës në Toskanë. Pasi u kthye në Shqipëri, filloi të aplikonte eksperiencën, duke mbjellë vreshta në tokën pjellore dhe duke prodhuar verëra shumë të mira. Udhëtimi përfundon atje ku filloi, me një shëtitje në kryeqytet ku shijohet movida me një shëtitje në Bllok, qyteti i jetës së natës. Në fund, nga mali i Dajtit vjen lamtumira për Shqipërinë. Këtu, pamja panoramike përqafon Tiranën dhe më tej.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A