LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk kam presion për heqjen e taksës

Haradinaj: Nuk kam presion për heqjen e taksës

Edhe nga Prizreni, i pari i ekzekutivit u shpreh i bindur se vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe, u ka ndihmuar prodhuesve vendor që të rrisin qarkullimin dhe shitjen.

Falënderues ndaj kryeministrit Haradinaj u shprehën edhe pronarë të kompanisë “Liri”, në Prizren, ku sipas tyre pas vendosjes së taksës, është rritur shitja dhe kanë shtuar numrin e punëtorëve.

I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të përkrahin produktet e Kosovës.


“Është brendi i yni, është i Kosovës, janë produkte të Kosovës dhe çfarë është e rëndësishme pra rritja e prodhimit flet për rritjen e vendit të punës, e rrit edhe buxhetin e Kosovës, rritja e qarkullimit, rritja e të gjithë investimeve, unë ju falënderoj shumë për pritje. Iu them njerëzve të Kosovës në veçanti, nëse ky produkt i joni në Kosovë, vjen në një vlerë të caktuar, 20 cent apo 30 cent, besoni që është shumë më i mirë se çdo produkt tjetër në botë për këtë çmim, sepse nuk mundet askush tjetër mallin e njëjtë me prodhu edhe me pru këtu me çmim të njëjtë që është këtu”, tha ai, raporton KP, përcjell Telegrafi.

I pyetur se a ka presion për heqjen e taksës, të vendosur tre muaj më parë, ai ka mohuar një gjë të tillë.

“Nuk kemi presion, kemi mendime të ndryshme. Ky është një shembull shumë i vërtetë nuk po e imagjinojmë, prodhimi është rrit qind për qind këtu, pra 100 për qind kemi rritje të prodhimit, pse a jo a ka më mirë se kjo”, ka thënë ai.

Liridon Kalenderi nga kompania ”Liri”, tha se me vendosjen e taksës, kanë shtuar numrin e punëtorëve dhe se janë duke punuar me kapacitete maksimale.

“Patëm mundësinë që t’ia prezantojmë disa pika të punës tonë, që tani po punojmë me kapacitetet maksimale, ku pas vendosjes së taksës, kemi shtuar numrin e punëtorëve, është shtuar edhe orari i punës, po punohet në tri ndërrime. Ne kemi treguar sukses të mjaftueshëm  për të parë se kemi kapacitet, për zëvendësimin e produkteve të cilat kanë  ardhur më herët nga Serbia. Kemi produkte shumë kualitative  dhe të standardizuara, ku produktet tona kanë kaluar në shumë teste  edhe në tregun evropian”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se kompania “Liri”, është krenaria e Prizrenit. Dy fjalë pati edhe për taksën e vendosur.

“Shpresoj që taksa ka ndihmuar edhe më shumë  në shitjen e prodhimit, por ne jemi për reciprocitet  edhe më të plot  me Serbinë, kështu që prodhimet vendore  të kenë edhe më shumë vend  në marketet e Kosovës”, ka thënë Haskuka.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Bie numri i përfituesve të ndihmës sociale në Kosovë, shtohen pensionistët e moshës

Sociale
Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Gjykimi ndaj Rrahim e Ilir Abdullahut, babai i Triumf Rizës: 'Këta kanë qenë personat kyç të bandës kriminele të Sekiraqës’

Drejtësi
Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Avokati i akuzuar e quan gjyqtarin kontrabandist, Veli Kryeziu i përgjigjet: Kam punuar punë të ligjshme, babën nuk e kam pasur shpijun

Drejtësi
Kalo në kategori