LAJMI I FUNDIT:

NJERIU QË SHITI BOTËN

NJERIU QË SHITI BOTËN

Nga: David Bowie (albumi “The Man Who Sold the World”, 1970)
Përktheu: Agron Shala

Zbritëm shkallëve
Folëm çka ishte dhe kur ndodhi
Edhe pse s’isha atje
Tha se isha miku i tij
Kjo m’u duk pak çudi
E i fola drejt në sy,
“kujtoja që moti, shumë moti
ke vdekë në vetmi”


Oh jo, jo unë
Unë kurrë s’e kam humbur kontrollin
Je sy më sy
Me njeriun që shiti botën

Qesha dhe dorën ia shtrëngova
E rrugën për shtëpi mora
Kërkoja hapësirat
Me vite duke bredhur
Një shikim ngulmues fiksova
Në milionat e njerëzve këtu
Me gjasë shumë, shumë moti
Kemi vdekë në vetmi

Kush e di, por jo unë
Ne kurrë se kemi humbur kontrollin
Je sy më sy
Me njeriun që shiti botën

Në trend Kultura

Më shumë
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
TI

TI

Poezi
Kur shqipja në përkthim çalon

Kur shqipja në përkthim çalon

Analiza
Shkolla e parë shqipe e Gjakovës

Shkolla e parë shqipe e Gjakovës

Kulture
FËMIJA

FËMIJA

Poezi
Fan Noli i panjohur

Fan Noli i panjohur

Kulture
Kalo në kategori