LAJMI I FUNDIT:

Pensionet dalin me rritje

Pensionet dalin me rritje

Pagesat për pensionistët kanë dalë me rritje të premten, ka njoftuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Pensionet janë më të mëdha prej 15 deri në 20 për qind për disa kategori të pensionistëve.

“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, ka njoftuar n ministri Skënder Reçica në profilin e tij, në Facebook.


Vendimi i Qeverisë për rritjen e pensioneve, sa do të jetë shuma që përfitojnë pensionistët? (Video)
Lexo po ashtu Vendimi i Qeverisë për rritjen e pensioneve, sa do të jetë shuma që përfitojnë pensionistët? (Video)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka shtuar se mbetet i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale. /Telegrafi/