LAJMI I FUNDIT:

Hulumtimi i RIDEA-s: Shqiptarët dhe serbët kundër korrigjimit të kufijve (Video)

Hulumtimi i RIDEA-s: Shqiptarët dhe serbët kundër korrigjimit të kufijve (Video)

Drejtori i Institutit Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) , Labinot Greiçevci, në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth hulumtimit të realizuar nga ky institut lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Duke përmendur skenarët e mundshëm të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, Greiçevci ka treguar se në sondazh qytetarët janë pyetur rreth tre skenarëve të mundshëm të cilët janë: staus quo, dhënia e kompetencave ekzekutive për Asociacionin, në këmbim të njohjes de facto të Kosovës nga Serbia dhe njohjes de facto dhe de jure të shtetësisë së Kosovës nga Serbia, e cila do të përfshinte korrigjimin e kufijve.


” Vetëm një numër i vogël i të anketuarve rreth 15% u përgjigjën me ‘shumë të kënaqur’ ose ‘disi të kënaqur’ rreth status quo-së aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuptim, 82% në mesin e shqiptarëve krahasuar me 50% në mesin e serbëve janë ose ‘aspak të kënaqur’ ose ‘shumë pak të kënaqur’ me status quo-në aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket skenarit të dytë – dhënies së kompetencave ekzekutive për Asociacionin, në këmbim të njohjes de facto të Kosovës nga Serbia, vetëm 9% e shqiptarëve kanë qenë pro kësaj ideje dhe 16% e serbeve. Për skenarin e tretë njohjes de facto dhe de jure të shtetësisë së Kosovës nga Serbia, e cila do të përfshinte korrigjimin e kufijve 12% e shqiptarëve dhe 5% e serbëve pajtohen për këtë gjë. Krahasuar me skenarët-variantet tjera, ka më shumë përkrahje në mesin e popullsisë shqiptare (30%) dhe përkrahje afërsisht të njëjtë në mesin e serbëve (27%) për korrigjimin e kufijve që do të rezultonte në njohjen globale të Kosovës dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB”, ka deklaruar Greiçevci.

Ai në fund ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi nëse ajo marrëveshje nuk sjell stabilitet tek qytetarët e Kosovës.

Greiçevci tregon se cilat janë vijat e kuqe në dialog sipas raportit "Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' Kosovë-Serbi" (Video)
Lexo po ashtu Greiçevci tregon se cilat janë vijat e kuqe në dialog sipas raportit "Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' Kosovë-Serbi" (Video)

“Duke parë insistimin e SHBA-ve dhe qasjen e BE në këtë aspekt, gjasat janë që dialogu të intensifikohet brenda disa jave dhe të kemi marrëveshje brenda këtij viti, në rast se kjo nuk do të ndodhë do të kemi edhe për disa vite këtë status qou me Serbinë”, u shpreh Greiçevci. /Telegrafi/