Aplikacioni eKesco – ofron informata për faturat, borxhin e papaguar, shkyçjet dhe rikyçjet, për ndërprerjet e rrymës për shkak të punimeve në rrjet, dhe shumë informata të tjera.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka lansuar këtë javë aplikacionin “eKesco”, i cili u mundëson konsumatorëve të paguajnë faturat e energjisë elektrike online si dhe të jenë të informuar për çdo zhvillim që lidhet me furnizimin me rrymë.
Aplikacioni eKesco – që mund të shkarkohet në telefonat e mençur – ofron informata për faturat, borxhin e papaguar, shkyçjet dhe rikyçjet, për ndërprerjet e rrymës për shkak të punimeve në rrjet, dhe shumë informata të tjera.
Në KESCO thonë se përmes këtij aplikacioni synojnë që ta përmirësojë edhe më shumë shërbimin ndaj klientëve.
“Ne jemi kujdesur që aplikacioni të jetë lehtë i qasshëm dhe i përdorshëm. Për këtë arsye, presim që ai të gjejë përdorim të gjerë tek konsumatorët”, tha Naxhije Pajaziti-Arifaj, Drejtoreshë e Komunikimeve në KEDS/KESCO.
“Ky aplikacion do t’u kursejë kohë konsumatorëve, të cilët nuk kanë më nevojë të shkojnë në zyret e kompanisë për të bërë pagesat si dhe në këtë aplikacion konsumatorët do marrin shumë informata të nevojshme për ta”, shtoi Pajaziti-Arifaj.
Ditëve të fundit, KESCO ka shpërndarë mijëra fletushka për të informuar qytetarët se si të regjistrohen në këtë aplikacion.
Përdoruesit e telefonave me sistem Android, këtë aplikacion mund ta shkarkojnë në PlayStore, ndërsa përdoruesit e telefonave iPhone mund ta shkarkojnë në AppStore.
Një udhëzues që u sqaron konsumatorëve se si të regjistrohen dhe ta përdorin këtë aplikacion gjendet në faqen e KESCO-s në internet.
Aplikacioni lejon disa persona të hapin llogari me njehsorin e njëjtë dhe një përdorues mund të ketë një ose më shumë njehsorë të regjistruar në llogari, sqarohet ndër të tjerash në manual.
KESCO është themeluar në janar të vitit 2015. Një nga reformat e ndërmarra nga institucionet përgjegjëse të sistemit energjetik në Kosovë, është edhe ndarja e Shpërndarjes dhe Furnizimit dhe KESCO është një nga ato reforma të cilat synojnë liberalizimin e tregut të furnizimit me energji elektrike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?