Ligji për Paga hyn në fuqi automatikisht, Presidenti nuk e dekretoi.
Ligji për Paga ka hyrë në fuqi, edhe pa dekretimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi. Zyra e tij thotë se kanë marr garanci se do të trajtohen edhe pakënaqësitë rreth këtij ligji, ndërsa opozita e sheh këtë si blerje të votës.
Ligji për Paga ka hyrë në fuqi me automatizëm, pas përfundimit të afatit ligjor prej tetë ditësh për dekretim nga ana e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.
Arton Demhasaj nga Organizata ÇOHU, thotë se moskthimi i Projektligjit nga ana e Presidentit, nënkupton se ai ka hyrë në fuqi me automatizëm. Megjithatë, Demhasaj thotë se është dashtë të merren parasysh edhe kërkesat e tjera.
“Nëse Presidenti nuk e ka kthyer mbarë Projektligjin e Pagave me vërejtjet eventuale në Kuvendin e Kosovës, që ka qenë afati i fundit ligjor, atëherë nënkupton që heshturazi Ligji hynë në fuqi sot dhe duhet të publikohet në gazetën zyrtare. Nëse ka pasur vërejtje dhe është kthyer në Kuvend, atëherë Kuvendi duhet të tregoj. Nëse është kthyer vazhdojnë procedurat në lexim të tretë”, tha Arton Demhasaj për RTV Dukagjini.
Përkundër që pati kërkesa në adresë të presidencës që ky ligj të kthehet mbrapa, kjo nuk ndodhi. Zyra e Presidentit në një përgjigje për RTV Dukagjinin, thotë se kanë marr premtimet nga sponsorët e ligjit, që do të marrin parasysh ankesat për këtë ligj.
”Projektligji për Pagat nuk është dekretuar nga Presidenti, por pas përfundimit të afatit ligjor ka hyrë në mënyrë të heshtur në fuqi. Më tej Zyra e Presidencës pohon se kanë pranuar zotime nga ligjvënësit që në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të këtij projektligji, Zyra e Presidentit ka marrë premtime nga sponsorët e këtij projektligji, se do t’i marrin parasysh të gjitha shqetësimet e paraqitura dhe në të ardhmen e afërt do t’i bëjnë plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Presidencës.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, në një përgjigje elektronike, tha se Ligji ka thelluar diferencat mes sektorëve, por edhe është bërë për të blerë vota.
“Përveç tjerave ky Ligj nuk hyn në fuqi menjëherë, hyn në fuqi pas nëntë muajve, qe nënkupton se Koalicioni Qeverisës ka planifikuar që pagat me rritje të dalin dikur në kohë zgjedhjeve, që nënkupton se prapë mund të kemi blerje të votave me taksa te qytetarëve”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Hykmete Bajrami.
Votimi i Ligjit për Paga në Kuvendin e Kosovës u bë më 2 shkurt, por paraprakisht shumica e punonjësve publik, shprehën pakënaqësi rreth vlerësimit të koeficienteve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Mesazhet e Ramës në Londër, kontributi i komunitetit prej 200 mijë shqiptarësh në shtetin ishull
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj