Bashkëkryesuesi i Ekipit negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar Ekipit që në platformën për dialog të futet edhe Rezoluta për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.
Ahmeti tha se kjo rezolutë nuk është pranuar të jetë pjesë e dokumentit për dialogun, pasi platforma bazohet në Kushtetutën e Kosovës.
Presidenti Thaçi një ditë më parë ka deklaruar se Kuvendit të Kosovës do t’ia propozojë një draft-rezolutë për bashkimin e Luginës me Kosovën.
Bashkëkryesuesi i Ekipit të dialogut tha se nuk e di arsyen pse në këtë periudhë vjen një kërkesë që në Kuvend të Kosovës të votohet një rezolutë e tillë, por siç shprehet ai, u mbetet subjekteve politike të vendosin në këtë drejtim.
“Nuk e kemi parë ende, nuk e kemi diskutuar, është e vështirë për çfarëdo subjekti politik shqiptar që do t’i thotë jo ndonjë kërkese të qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, sepse e dimë se në çfarë kushte kanë jetuar, por shtrohet pyetja në qoftë se kjo kalon tash, cili është mesazhi që po dërgohet, dhe po e them edhe njëherë presim që ta shohim propozimin konkret nga presidenti. Unë po iu them që në mbledhje e ka përmendur ka kërkuar që të futet në platformë. I kemi thënë që nuk futet kjo në platformë, sepse ajo është e bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, dhe meqenëse nuk është në platforme ai pastaj ka të drejtë t’ia dërgojë Kuvendit”, ka thënë Ahmeti.
I pyetur rreth deklarimeve të presidentit Thaçi se idenë për korrigjim të kufijve e ka marrë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova, kreu i PSD-së tha se asnjëherë zyrtarisht nuk është përmendur kjo ide nga ndërmjetësuesit e BE-së, por beson se kjo është kërkesë e Serbisë.
“Mendoj se është e qartë se është kërkesë e Serbisë por po e them edhe njëherë zyrtarisht formalisht në takime asnjëherë nuk është përmendur as nga ndërmjetësuesit në Bruksel, as që e kemi dëgjuar që e ka Serbia, ato çka po dëgjojmë janë supozime, diskutime të pjesshme askush nuk e di se çka do të thonë a është demarkim, demilitim ato janë koncepte komplet të ndryshme. Pra, po përdoren 100 tema për një temë që disa njerëz e dinë por jo të gjithë“, tha i pari i PSD-së.
Ahmeti tha se nuk e di se kur do të mbahet seanca për ta votuar Platformën e dialogut, por ata si ekip janë të gatshëm qysh javën e ardhshme ta kalojnë në Kuvend.
“Nuk e di është çështje e Kuvendit, ne kur e kemi dorëzuar te kryetari i Kuvendit. Kemi kërkuar që kjo të mbahet sa më shpejt, pra me dëshirë tonë që javën e ardhshme do ta kalonim këtë platformë, sepse unë mendoj se e çimenton apo e betonon qëndrimin zyrtar të shtetit të Kosovës, por edhe atë se çka pret dhe cilat janë temat”, tha ai.
I pyetur se a është mbajtur takimi i ftuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ku do të diskutohet rreth taksës, Ahmeti tha nuk do të jenë më pjesë e takimeve që diskutohet për taksë, derisa ai është vendim i Qeverisë së Kosovës, pjesë e të cilit nuk është partia që ai udhëheq.
“Jo, unë e ka thënë shumë herë unë më në takime për taksën nuk shkoj sepse nuk jam as anëtar i Qeverisë, as anëtar i koalicionit. Taksa është vendim qeveritar. Ajo çka po ndodh unë, kam thënë të ndarë rreth këtij drejtimi na e dobësojnë pozicionin shumë, nuk mundemi t’i kërkojmë bashkësinë ndërkombëtare që t’i kërkoj Serbisë uljen në tavolinë pa kushte në momentin kur një anëtar i koalicionit i Qeverisë thotë hiqe, e njëri thotë mbaje. Pra, edhe ata po e dinë që ka qëndrime të ndara rreth kësaj çështje. Nuk kam qenë në atë takim”, ka thënë Ahmeti.
Gjatë ditës së djeshme, presidenti Thaçi, i cili që nga vera e vitit të kaluar vazhdimisht kërkon korrigjimin e kufirit me Serbinë, ka thënë se idenë e korrigjimit e ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellë pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Thaçi ka thënë që Serbia pretendon ndarjen, por që ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Luginës me Kosovën. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos