LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Prishtinës renditet 2 mijë pozita më lartë se vitin e kaluar nga Webometrics

Universiteti i Prishtinës renditet 2 mijë pozita më lartë se vitin e kaluar nga Webometrics

Përpjekjet e akterëve në kuadër të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për ngritjen e profilit akademik të UP-së kanë prodhuar një rezultat të shkëlqyer.

” Si rrjedhojë e kësaj, universiteti ynë tashmë rangohet shumë më lart se më parë në databaza botërore të rangimit të universiteteve.

Në fund të muajit janar të këtij viti, është shpallur versioni më i ri i rangimit të universiteteve nga Webometrics, rangim i cili Universitetin e Prishtinës e pozicionon rreth 2000 pozita më lart se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, thuhet në njoftimin për media.


Në një përditësim të ri të rangimit nga Webometrics, pozicioni i Universitetit të Prishtinës është ndryshuar nga pozita e 1471-të në pozitën e 2668-të.

” Webometrics deri më tani e ka përfshirë në rangimin e Universitetit të Prishtinës edhe Universitetin e Mitrovicës, të administruar nga institucionet paralele në veri, i cili mban në mënyrë të paligjshme emrin Universiteti i Prishtinës. Ngritja në rangim e Universitetit të Prishtinës për mbi 2000 pozita është rezultat i punës së çmuar të stafit akademik të universitetit, që me publikimet shkencore e ka ngritur profilin akademik të UP-së. Tashmë, profili i Universitetit të Prishtinës është pastruar nga llogaritë e universiteteve tjera”, thuhet më tej në njoftim.

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës mbetet i përkushtuar që kontributi shkencor i stafit të UP-së të vlerësohet, promovohet dhe të intensifikohet, në mënyrë që UP-ja të vijojë ngritjen e profilit akademik kudo në botë, si dhe të vazhdojë të jetë pararojë e shkencës në Kosovë dhe rajon. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Hidhet një granatë dore në një objekt në Pejë, policia në kërkim të personave të dyshuar

Kronika e Zezë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori