LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Kemi katër deri gjashtë kandidatë, por s’duam të shpejtojmë

Zaev: Kemi katër deri gjashtë kandidatë, por s’duam të shpejtojmë

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimeve me Afrim Gashin dhe me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi tha se ende është herët të zbulohen emra kandidatësh dhe se për atë është e rëndësishme që një pjesë e madhe e parive kanë dhënë dritë të gjelbër për kandidat të përbashkët për kryetar të Maqedonisë së Veriut.

“Është e rëndësishme të mbështetet koncepti, shohim se ka disponim te partitë, por që kur të merremi vesh për propozim konkret, do të duhet ta çojmë te partia për ta biseduar nëse është i pranueshëm apo ajo. Ne kemi katër deri gjashtë kandidat që sipas vlerësimeve janë favorit për fitore në zgjedhje, por ne s’duam të shpejtojmë. Ka kohë, do të bëhet e ditur javën e ardhshme”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në pyetjen se nëse për LSDM-në do të ishte i pranueshëm kandidati që nuk vjen nga kjo parti, Zaev tha “nëse dikush ka dëshirë apo ambicie të kandidojë, ne këtë e respektojmë nëse ka marrëveshje të përbashkët, pse jo”.

Thaçi: Kandidat i pranueshëm për PDSH-në do të ishte nëse vjen nga qeveria
Lexo po ashtu Thaçi: Kandidat i pranueshëm për PDSH-në do të ishte nëse vjen nga qeveria

Kryeministri Zaev nesër do të takohet me Aleancën për Shqiptarët dhe me Lëvizjen Besa për të folur për kandidat të përbashkët edhe me opozitën shqiptare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori