LAJMI I FUNDIT:

Mbulimi i tatuazhit të padëshiruar, e la me një shëmti edhe më të madhe (Foto)

Mbulimi i tatuazhit të padëshiruar, e la me një shëmti edhe më të madhe (Foto)

Christopher Finch nga Plymouth i Anglisë, kishte bërë tatuazh një kafkë dhe dy eshtra, por që nuk i pëlqenin dhe donte t’i mbulonte.

Por, 23-vjeçari mbeti me një shëmti edhe më të madhe në krahun e djathtë, pasi artisti i tatuazheve, realizoi atë që duket si një shkarravinë fëmijësh, transmeton Telegrafi.


Megjithëse i pagoi 80 funte, një artisti që pretendonte se ka më se 20 vjet përvojë punë, realizimi përfundimtar ishte shumë i padëshiruar.

“Kalova katër orë në dhimbjen e gjilpërave dhe në fund, diçka edhe më e tmerrshme” ka thënë Finch.

Tani i duhet të pret për një kohë, derisa t’i shërohet lëkura, për të realizuar një tatuazh tjetër sipër, që pritet t’i kushtojë shumë para. /Telegrafi/