LAJMI I FUNDIT:

Shënohet rënie e rasteve të vjedhjeve në Podujevë

Shënohet rënie e rasteve të vjedhjeve në Podujevë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi i Komunës së Podujevës gjendjen e sigurisë në komunë e ka vlerësuar të qetë dhe stabile si dhe ka miratuar Planin e punës për vitin 2019.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Podujevës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Veliu, ka shqyrtuar raportin e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunë; Planin e punës të KKSB për vitin 2019 dhe Informatën për aktivitetet e KKSB për vitin 2018.

Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, kapiteni Bekim Bislimi, duke raportuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Podujevës, tha se gjendja e sigurisë në komunë është e qetë dhe stabile.


Komandanti Bislimi tha se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është shënuar rënie i rasteve të raportuara të dëmtimit të pronës, vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda.

Më tej komandanti Bislimi tha se Policia është duke realizuar planet operative me qëllim të parandalimit të veprave që cenojnë rendin dhe sigurinë në përgjithësi.

Gjendjen e sigurisë e kanë vlerësuar të qetë dhe stabile edhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe FSK-së në KKSB.

Në mbledhjen e sotme KKSB miratoi edhe Planin e punës për vitin 2019 dhe Informatën për aktivitetet e KKSB për vitin 2018.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori