LAJMI I FUNDIT:

MSH: Studentët e mjekësisë në Maqedoni do të kenë mundësi për praktikë gjashtë mujore me pagesë

MSH: Studentët e mjekësisë në Maqedoni do të kenë mundësi për praktikë gjashtë mujore me pagesë
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se mjekët e rinj pas diplomimit, gjegjësisht pas marrjes së licencës do të kenë mundësi për praktikë gjashtë mujore në shtëpitë e shëndetit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për të cilët do të sigurohen vende pune në Ndihmën e Shpejtë, pikat për vaksinim dhe shërbimet e patronazhit polivalent, më pas do të mund të specializojnë.

Nga MSH thonë se kjo është risia e fundit për rritjen e standardit dhe përmirësimin e kushteve të punëtorëve shëndetësor në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Siç kemi njoftuar para disa ditësh kemi arritur të krijojmë model, ku çdo student do të ketë mundësi për praktikë në institucionet shëndetësore. Kjo është vetëm një nga hapat që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë për përmirësimin e kushteve për kuadrin mjekësor në vend”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Përfaqësuesit e organizatave kanë mbështetur propozimet e ministrit dhe janë pajuar që të jenë pjesë e proceseve, me të cilin do të realizohet propozimi që gjithë mjekët sapo të marrin licencën, menjëherë t’u jepet mundësia që për gjashtë muaj të bëjnë praktikë të paguar në Ndihmën e Shpejtë, pikat për vaksinim si dhe shërbimet e patronazhit polivalent.

“Ministria e Shëndetësisë nga janari i këtij viti ka rritur edhe pagat bazë për punëtorët shëndetësor, bashkëpunëtorët shëndetësor dhe personelin e ndihmësve teknik në shëndetësi. Rritja lëvizë prej 5 deri 10 për qind, ndërsa tek mjekët specialist është 10 për qind, për motrat medicinale 8 për qind, kurse për kuadrin tjetër mjekësor për 5 për qind”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Filipçe tha se ky është vetëm fillimi i ndryshimit të gjendjes në shëndetësi dhe se qytetarët meritojnë shërbime mjekësore më të mira, kurse mjekët kushte më adekuate për kryerjen e punës së tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori