Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Ligji për Qeverinë do të bëjë zvogëlimin mekanik të numrit te të zgjedhurve, dhe do të saktësojë përgjegjësitë e secilës ministri dhe zyrtar të saj. Pas takimit me Komisionin për Hartimin e Ligjit për Qeverinë, shefi i ekzekutivit tha se ky është ligji më i rëndësishëm që kanë.
Ramush Haradinaj beson se ligji për qeverinë do të jetë më i miri në rajon.
Sipas tij, i njëjti do të arrijë të rregullojë numrin e të zgjedhurve politik, dhe mënyrën e ndarjes së përgjegjësive.
“Me këtë ligj ne nuk bëjmë vetëm zvogëlimin mekanik të numrit të të zgjedhurve, por ne bëjmë një hap shumë më përpara, pra saktësojmë përgjegjësinë e secilit mënyrën e marrjes së përgjegjësisë, mënyrën e zbatimit, raportimit, mendojmë që nuk lëmë vakume sa i përket qeverisjes”, tha ai.
Haradinaj para gazetarëve tha se tashmë kanë nxjerr mjaftueshëm mësime se si duhet vepruar tutje me qeverisjen në vend.
“Kemi hy tash në një ligj jashtëzakonisht të rëndësishëm, ndoshta edhe më i rëndësishmi nga ato që kemi kaluar, është ligji për qeverinë. Në Kosovë është krijuar një traditë dhe një njohje për qeverisjen, mendoj që tanimë e dimë që edhe kemi nxjerr mësime si duhet vepruar më tutje me qeverisjen në vend. Jam inkurajuar me punën që kanë bërë komisioni dhe besoj që do t’i japim Kosovës ndoshta ligjin më të mirë për qeverinë, që ka rajoni”, tha ai.
Kujtojmë se një nga pesë kushtet e Partisë Socialdemokrate për miratimin e buxhetit për vitin 2019, ishte edhe projektligji për qeverinë, ku ata kërkuan zvogëlimin e numrit të zëvendësministrave. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A