LAJMI I FUNDIT:

Shkupi sërish në mesin e qyteteve më të ndotura në botë

Shkupi sërish në mesin e qyteteve më të ndotura në botë

Qyteti i Shkupit sërish është vendosur në krye të listës së qyteteve më të ndotura në botë. Sipas web-faqes “Air Visual” Shkupi gjendet në vendin e 5 në botë.

Përveç Shkupit edhe disa qytete tjera në Maqedoni mbrëmë kanë qenë ekstremisht të ndotura, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Stacionet matëse për cilësinë e ajrit në Strumicë kanë treguar tetë herë ndotje të ajrit mbi të lejuarën.

Gjendja ka qenë alarmante edhe në Kavadar, Kumanovë, Manastir dhe komunat e Shkupit, Karposh dhe Qendër./Telegrafi/