LAJMI I FUNDIT:

Çiftet që diskutojnë për shëndetin e tyre mendor janë më të prirë të keni lidhje të lumtur

Çiftet që diskutojnë për shëndetin e tyre mendor janë më të prirë të keni lidhje të lumtur

Çiftet që flasin hapur me njëri-tjetrin për problemet e tyre me shëndetin mendor janë më të prirë të kenë një lidhje të shëndetshme dhe të lumtur, ka zbuluar një anketim.

Problemet e shëndetit mendor i prekin një pjesë të madhe të popullsisë së botës, ku dy nga tre njerëz do të kenë probleme të tilla në ndonjë periudhë të jetës së tyre, transmeton Telegrafi.

Diskutimet me një shok/shoqe, anëtar të familjes apo koleg të punës ju ndihmojnë të keni një mirëqenie më të mirë.


E njëjta gjë vlen edhe për njerëzit në lidhje, siç edhe është cekur në raportin e “Indeksit të Lumturisë”.

Më shumë se 2,000 amerikanë të moshës mbi 21 vjeç janë intervistuar për këtë raport, i cili është kryer nga kompania hulumtuese ‘Harris Interactive’.

Grupi i pjesëmarrësve ka përfshirë individë heteroseksualë dhe pjesëtarë të komunitetit LGBT, ku që të gjithë prej tyre ose kanë qenët ë martuar, ose duke bashkëjetuar ose kanë qenë në lidhje afatgjate.

Sipas zbulimeve të këtij anketimi, më shumë se katër në 10 çifte preken nga problemet e shëndetit mendor si ankthi, depresioni apo deficit/hiperaktiviteti i vëmendjes.

Nga njerëzit e intervistuar, katër në pesë prej tyre kanë thënë se ndihen komod të flasin për problemet e tyre mendore me partnerin.

Në anën tjetër, njerëzit të cilët kanë thënë se e kanë të vështirë të diskutojnë për shëndetin mendor me partnerët, kanë qenë më të prirë ta pranojnë se janë të palumtur në lidhjet e tyre.

Përndryshe, ankthi duket se është problemi më i zakonshëm i shëndetit mendor, i cili i prek të rriturit në lidhje dashurie. /Telegrafi/