LAJMI I FUNDIT:

VEPËR ARTI

VEPËR ARTI

Poezi nga: Susana Roberts

Si merr formë një vepër e vyer arti?
Ç’të bëj me fishkëllimat që oshëtijnë në bregun tim
me ritëm rëre dhe kolibrash?

Si të bëhet me lutjet
që të hapin dritare në një ditë të re?
Si ia bën kjo jehonë drithëruese
në heshtjen e shoqërisë me ty?


Si ta njohësh ritmin tënd dhe ritmin
e punës tënde nëpërmjet kujtesës
me kaq shumë liri lindjesh
dhe shpresash të vdekura?

Si ta formësoj të qëndruarit mirë
të gjakut në venat e mia
për të kërkuar një dritë të re
mes vëllezërve?

Do të jetë mrekulli
ndërtimi së bashku i asaj cope
të madhe arti me simfoni dashurie
mbi të gjithë tokën.