LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Ishte zgjedhje e vështirë dhe e dhimbshme t’ia heqim shiritin Icardit, vendimi është për Interin

Spalletti: Ishte zgjedhje e vështirë dhe e dhimbshme t’ia heqim shiritin Icardit, vendimi është për Interin
Icardi - Spalletti (Foto: Getty Images/Guliver)

Interi ia ka hequr shiritin e kapitenit Mauro Icardit për ta bërë kapiten të parë portierin Samir Handanovic.

Ky vendim i klubit nuk është pritur mirë nga sulmuesi argjentinas i cili refuzoi të luaj ndaj Rapidit të Vjenës në Ligën e Evropës.


E për këtë ka folur trajneri i Interit, Luciano Spalletti, duke thënë se vendimi për t’ia hequr shiritin e kapitenit Icardit ka qenë i dhimbshëm.

“Ishte zgjedhje e vështirë dhe e dhimbshme nga ana jonë. Në dhomën e zhveshjes ia themi gjërat në sy njëri tjetrit. Vendimi nuk ka qenë kundër Icardit, por për Interin”.

Mauro Icardi dhe Luciano Spalletti. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Spalletti tregon se kanë pasur takim me Icardin dhe ia kanë thënë këtë gjë.

“Ne jemi takuar me Icardin dhe ia kemi thënë që nuk kemi asgjë kundër tij. Skuadra vije e para jo individi”, tha Spalletti.

Por sulmuesi argjentinas nuk do të grumbullohet as për takimin me Sampdorian, pasi sipas Spallettit ka një lëndim.

“Icardi për momentin ka një problem dhe nuk është në gjendje të luaj, gjithashtu edhe Keita do të mbetet jashtë”, u shpreh trajneri italian.

Mauro Icardi (Foto:  Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mediat italiane në anën tjetër kanë filluar të shkruajnë rreth një largim të mundshëm të argjentinasit në verë.

Juventus dhe Chelsea janë dy skuadrat që po e kërkojnë me ngulm sulmuesin, ndërsa Inter për ta lënë të lirë kërkon që të paguhet klauzola e tij prej 110 milionë eurove. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori