A mund vërtet të na dhembë koka për shkak që kemi pirë kafe edhe kur dhimbja është simptomë e sëmundjes së rrezikshme
Qoftë të jeni në punë, në shtëpi apo në palestër, ndjenja e dhembjes së kokës mund t’ju shpërqendrojë aq shumë dhe t’ju pengojë dhe kryerja e aktiviteteve të përditshme të bëhet mision i pamundur
Dhembja e kokës mund të shfaqet në cilëndo pjesë të kokës, si në pjesën frontale ashtu edhe anash.
Migrena është shumë më e rrezikshme dhe vështirë shërohet dhe shkakton probleme me të parët, krupë, çrregullim ndjeshmërie dhe marramendje.
Duhet qenë i kujdesshëm edhe me përdorimin e ilaçeve, sepse disa nga to mund të kenë si veprim të padëshirueshëm migrenën dhe dhembjen e kokës.
Çdo ditë fusim shumë kafeinë në organizmin tonë dhe nuk jemi të vetëdijshëm që ajo është një ndër shkaktarët kryesorë të dhembjes së kokës.
Hulumtimet kanë treguar që nëse njerëzit nuk e marrin me rregull dozën e kafeinës në të cilën janë mësuar mund të kenë dhembje koke, por edhe dhembje të muskujve, krupë, ndryshim të humorit dhe shpërqendrim.
Këto simptoma ndodhin për shkak të konsumimit për një kohë të gjatë të sasisë së madhe të kafeinës me të cilën organizmi ynë shpejt dhe lehtë mësohet, transmeton Telegrafi.
Dhembja shfaqet 12 deri 24 orë pasi që të kemi futur për herë të fundit kafeinë në organizmin tonë, ndërsa më e keqja është dy ditë pas pirjes së kafesë së fundit dhe mund të zgjasë 7 deri në 9 ditë.
Ata të cilët pinë më shumë se dy kafe në ditë mund t’i ndiejnë simptomat më të këqija.
Këto simptoma zhduken 30 deri në 60 minuta pasi që të kompensoni kafeinën e cila ju mungon, mirëpo kjo nuk është fare e shëndetshme.
Në rast të migrenës serioze dhe dyshimit në këtë sëmundje, mjeku do të vendosë se cilin ilaç do ta përdorni, andaj nuk rekomandohet të pini medikamente kokë më vete.
Rekomandohet që, para se të merrni ilaçe, të provoni ta eliminoni dhembjen me meditim dhe me pushim, me kompresa të ftohta, me racione të rregullta, dush të ngrohtë dhe me shmangie të situatave stresuese dhe përdorim të tepërt të kafes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A