Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka deklaruar se shqiptarët nuk duhet të bëjnë lëshime nga rruga e tyre e drejtë, por duhet ta shfrytëzojnë procesin e integrimit të Serbisë në BE, duke kushtëzuar bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, me Kosovën e bashkuar.
Selimi ka thënë se gjendja e shqiptarëve në Kosovën Lindore mbetet e nderë, pa zgjidhje dhe shumë herë e manipuluar nga forcat politike shqiptare.
Ai ka thënë se të gjithë mekanizmat diplomatikë të Kosovës dhe Shqipërisë janë pezulluar nga revanshi i Thaçit dhe nuk po merren me kritikat zyrtare ndaj Serbisë për kapitujt 23 dhe 24 kushtëzuar nga BE-ja, që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë, të drejtat e pakicave kombëtare dhe krimet e luftës.
“Këtu nuk përjashtohet edhe kapitulli 35, që ka të bëjë me Kosovën. Ndërkohë, aktualisht Serbia vepron në mënyrë të organizuar drejt zmbrapsjes së heshtur të Luginës së Preshevës nga shqiptarët. Në këtë vit po bëhen 20 vite prej masakrave që shteti serb ka kryer anekënd Kosovës dhe nuk gjendet aktualisht asnjë i dënuar apo i hetuar për krime lufte lidhur me këto masakra. Edhe një që ishte për rastin e krimeve në Podujevë u lirua pa përfunduar dënimin vitin që shkoi nga gjykata”, ka thënë ai.
Deputeti Selimi kujtoi edhe vizitën e Ramës në Preshevë para disa vitesh për të vënë në pah faktin se personat që kishin ngritur flamujt kombëtar shqiptar gjatë vizitës ishin arrestuar menjëherë pas largimit të kryeministrit të Shqipërisë, duke qenë se flamujt kombëtarë shqiptarë janë të ndaluar në këtë rajon.
Sipas tij, qasja e Serbisë nuk ka ndryshuar as ndaj krimeve kundra Kosovës, as ndaj shtypjes mbi shqiptarët e Luginës.
Deputeti Selimi përsëriti qëndrimin e Lëvizjes për Kosovën Lindore duke thënë se nuk duhet të harrohet se atje ka ndodhur një referendum në vitin 1992, i cili do të duhej të respektohej dhe të ishte bazë për të avancuar të drejtat e tyre deri në të drejtën për bashkimin me Kosovën.
“Po ashtu, ka pasur një deklaratë të udhëheqësve politik shqiptarë të këtyre komunave në vitin 2006 në të njëjtën frymë dhe për të njëjtën gjë si referendumi i vitit 1992. Pra, çfarë duhet të ndodhë? Po, duhet të ndodhë bashkimi i Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, por me Kosovën e bashkuar. Pra, bashkimi i tyre nuk do të duhej ta kishte çmimin e ndarjes së Kosovës, por një Kosovë e bashkuar do të duhej të ishte mikpritësja e bashkimi edhe të atyre tri komunave shqiptare si rrugë dhe hap i domosdoshëm drejt bashkimit kombëtar. Ky nuk është momenti që shqiptarët të bëjnë lëshime nga rruga e tyre e drejtë, por ta shfrytëzojnë faktin se e kemi në dorë procesin e integrimit të Serbisë në BE. Kjo mundësi duhet shfrytëzuar për ta kushtëzuar Serbinë dhe për ta ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës. Integrimi i Serbisë në BE duhet të kushtëzohet të drejtat e shqiptarëve të Luginës dhe jo të manipulohen shqiptarët e asaj ane që Serbia të integrohet”, ka thënë ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk do të ndalemi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Abazoviq: Në katër vitet e fundit në Ballkan nuk janë kryer punë, me Trump do të ndryshojë situata
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët