Njëzet e gjashtë vjet pas Luanit të Artë në Venecia për filmin “Para shiut” të Milço Mançevskit, Maqedonia është ndër favoritët e mundshëm për të fituar një tjetër vlerësim në një festival të madh kinemaje…
Kandidat është “Zoti ekziston dhe emri i saj është Petrunija)” i Teona Strugar Mitevskës, i konsideruar si një ndër filmat më të mirë të edicionit të 69-të të Berlinales. Ndër “rivalët” më të mëdhenj, kritika vlerëson filmin italian “La paranza dei bambini” (nga regjisori Claudio Giovannesit), atë francez “Grâce à Dieu” (nga regjisori François Ozon) dhe filmin mongolo-kinez “Öndög” (nga regjisori Wang Quan’an).
Petrunija, e diplomuar në histori, nuk arrin të gjejë punë në qytetin e Shtipit, ndaj futet në telashe pasi ka bërë atë që një grua nuk duhet të bëjë: sfidon meshkujt! Protagonistja fiton të drejtën e një interviste pune me pronarin e një fabrike tekstili në zonë. Pasi ai e konsideron si të papërshtatshme qoftë për punën manuale, ashtu edhe në pozicionin e sekretares, e ngacmon duke e ofenduar në vazhdimësi. Gjatë kthimit për në shtëpi, ajo has një ceremoni ortodokse, në vijim të së cilës prifti hedh në lumë një kryq dhe pret që burrat të shkojnë për ta rimarrë. Duke parë se asnjë nuk po arrin të shkojë në pikën ku kryqi ka rënë, Petrunija hidhet pa hezitim për ta marrë objektin e shenjtë.
E kontestuar nga meshkujt e zhgënjyer, meqë nuk e dorëzon kryqin, ajo tregon edhe aftësinë për t’iu përgjigjur akuzave, duke guxuar të flasë për faktet ligjore e religjioze që i japin mundësinë të mbrohet. Ndërkohë, ngjarja e filmuar bëhet virale në internet dhe tërheq vëmendjen e një gazetari televiziv, teksa në vend shpërthejnë protestat kundër saj.
Filmi është një denoncim i ashpër dhe i qartë i maskilizmit shpesh të fshehur pas traditave, duke nënvizuar ndryshimet mes dogmave dhe zakoneve. /Nga: Nicola Falcinella/Përktheu: Anila Dedaj/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
Eruditja Margherita Sarrocchi, gruaja që shkroi poemën epike për Skënderbeun
Italianët që projektuan Tiranën moderne
Njëqind filma në DokuFest
Një libër i shkruar nga inteligjenca artificiale tregon se pse teknologjia “frikëson” krijuesit
Gjilani shënon Ditën e Kulturës Japoneze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze