LAJMI I FUNDIT:

Njëqind filma në DokuFest

Njëqind filma në DokuFest

Edicioni i 17-të i Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të shkurtër, DokuFest, që do të mbahet në Prizren, nga data 3-11 gusht, do të shfaqë 100 filma në gjashtë kategoritë garuese të tij.

Përmes një komunikate për medie u bë e ditur se në këto gjashtë kategori pjesëmarrëse do të jenë 40 shtete, me dhjetë premiera botërore, katër premiera ndërkombëtare dhe një numër të premierave evropiane dhe rajonale. Ndërsa, filmat tjerë do të kenë premierën kosovare.


Edicionin e 17-të të DokuFest-it e karakterizojnë një numër i mrekullueshëm i filmave të shkurtë dhe të kinemasë eksperimentale.

Në festival do të prezantohen filma për herë të dytë ose të tretë. Ndërsa, nëpër seksione garuese do të prezantohet puna e filmëbërësve të rinj. /Telegrafi/

Programet garuese mund t’i shihni në këto vegëza: GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT, GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMBËTAR, GARA E FILMAVE TË SHKURTËR, GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT, GARA KOMBËTARE