LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë

Haradinaj: I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur i tronditur nga aksidenti me fatalitet që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë.

Deri më tani nga ky aksident, është bërë e ditur se kanë humbur jetën 13 persona.

Haradinaj ka shprehur ngushëllime për të gjithë familjarët e viktimave, transmeton Telegrafi.


“I tronditur nga aksidenti me fatalitet në autostradën Shkup-Tetovë. Një tragjedi që po prekë shumë familje, me dhjetëra të lenduar e për fat të keq shumë të vdekur. Ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

Hasani: Shumica e të lënduarve në gjendje kritike (Video)
Lexo po ashtu Hasani: Shumica e të lënduarve në gjendje kritike (Video)

Në anën tjetër, Ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe, është prononcuar për rastin tragjik të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për fat të keq, ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku është rrokullisur një autobus me 50 udhëtarë. Ne kemi reaguar në kohë. Të gjitha institucionet shtetërore por edhe disa private janë kyqur. Janë pranuar 25 pacientë. Katër pacientë janë duke u hospitalizuar kurse ndaj dy prej tyre do të bëhet ndërhyrje kirugjike. Numri i viktimave shkon në 13”, ka thënë Filipçe. /Telegrafi/