LAJMI I FUNDIT:

Neurokirurgët e QKUK-së kryejnë tri operacione të komplikuara

Neurokirurgët e QKUK-së kryejnë tri operacione të komplikuara
Foto: Arkiv

Në Klinikën e Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës suksesshëm janë kryer tri operacione specifike brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Sipas programit operativ, neurokirurgët kanë kryer intervenime kirurgjike te pacientët në tru të diagnostikuar me aneurizma të enëve të gjakut.


“Aneurizma apo arteria e zgjeruar, zakonisht është e metë e lindur, e cila mund të jetë e pranishme për një kohë më të gjatë tek pacienti, ndonëse ai mund të mos ketë asnjë simptomë.  Ajo zbulohet vetëm kur shpërthen dhe shkakton gjakderdhje në tru”, thuhet në njoftim.

Doktor Arsim Morina tha se pacientët janë në gjendje të mirë dhe trajtimin janë duke e vazhduar në repartin e Neurokirurgjisë normalisht, pa pasur nevojë për kujdesin intensiv.

“Në një program operativ janë kryer të dy aneurizmat, njëra me bazë të gjerë të arteries së përparme të komunikans dhe tjetra në arterien cerebri media, po ashtu me bazë të gjerë. Pacientët nuk kishin nevojë që të shkojnë në kujdesin intensiv, por janë kthyer në repart, janë zgjuar dhe pa ndonjë deficit neurologjik”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

“Operimet më të sofistikuara i kryej bashkë me ekipin dhe nuk janë të zakonshme në asnjë qendër neurokirurgjie që të operohen dy aneurizma gjatë një dite. Aq më tepër, kur operojmë vetëm me një sallë operative. Përveç shpëtimit të jetës dhe kualitetit të jetës, i janë kursyer edhe mjete materiale Buxhetit të Kosovës, ku të tri operimet do të kushtonin të paktën 100 mijë euro”, thotë Morina.

Operacionet e tilla, sipas mjekëve, janë më të ndërlikuarat dhe kryhen vetëm në qendrat më të avancuara.

Neurokirurgu Fatos Kelmendi thotë se vetëm një prej tyre nuk mund të kryhet më herët se 6 orë.

“Ky është një sukses për qendrën tonë universitare. Këto janë operacionet më të vështira në Neurokirurgji dhe mund të them që janë operacionet më të komplikuara në lëmin e Neurokirurgjisë, ku vdekshmëria e këtyre pacientëve mund të shkojë deri në 50%”, deklaron Kelmendi.

Hajrie Biba, njëra nga pacientët e operuar, rrëfen momentin kritik, gjersa pas operimit thotë se ndihet mirë.

“Para operacionit jam kanë katastrofë. Pasi jam operuar, jam sikur me qenë, i keni ndi pleqtë duke thënë, në shtata të mbretit. Na kanë këqyr shumë, edhe në Gjermani e Amerikë mjekë më të mirë nuk ka. Thosha do të vdes, kam qenë shtrirë, jam çu në mëngjes më ndezë zjarrin, jam rrëzu dhe më asgjë nuk kam ditë”, citohet të ketë thënë Biba. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori