LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Interi ja largon Icardit shiritin e kapitenit

Zyrtare: Interi ja largon Icardit shiritin e kapitenit
Mauro Icardi (Getty Images)

Interi ka konfirmuar zyrtarisht me anë të një komunikate publike se ja ka marrë shiritin e kapitenit, Mauro Icardit.

Konfirmimi është bërë zyrtarisht nga klubi Nerazzur në llogarinë e Tëitterit, në zhvillime dramatike të papritura rreth klubit zikaltër.


Ky reagim vjen pas muajve të tërë me turbulenca për lojtarin dhe klubin, me argjentinasin që ende nuk ka rinovuar kontratën.

Handanovic, i cili ka 275 paraqitje me Interin, do të jetë kapiten i ekipit.

Ishte fillimisht Luciano Spalletti ai që pas ndeshjes me Parmën kritikoi performancën e Icardit duke thënë se shpreson që “çështjet” e tij me klubin të zgjidhen përfundimisht pasi që po ndikohet me performanca në fushë.

Icardi ka tri muaj pa shënuar gol dhe goli i tij i fundit daton ndaj Udineses në penalti më 15 dhjetor, kurse i fundit nga loja e hapur më 2 dhjetor ndaj Romës.

Në këtë periudhë kohore ishte Lautaro Martinez ai që shfrytëzoi rastin dhe shënoi gola vendimtarë për Nerazzurët në ndeshje ndaj Napolit dhe Parmës si rezervist.

Interi të enjten mbrëma zhvillon duelin e parë ndaj Rapid Vienës në udhëtim dhe Mauro Icardi pritet që të mos jetë prezent në fushë nga minuta e parë duke parë formën e dobët dhe paqartësitë kontraktuale.

Aktualisht Mauro Icardi dhe agjentja e tij me të cilën është përplasur Interi, Wanda, kërkojnë 10 milionë euro nga klubi italian, një kërkesë kjo që nuk pritet t’i përmbushet me propozimin final që është shtatë milionë euro në sezon, por që ende nuk është nënshkruar

Për Mauro Icardin ka shprehur interesim Real Madridi, një destinacion që preferone dhe vet lojtari.

Kujtojmë se verës në përgatitje parasezonale ishte Icardi që postoi një foto me pamje kah Santiago Bernabeu, ndërkaq ai ishte prezent në stadium edhe për finalen e Copa Libertadores vetëm dy ditë para duelit vendimtar ndaj PSV-së në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori