LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg: Haradinaj e di, FSK nuk mund të shkojë në veri (Video)

Stoltenberg: Haradinaj e di, FSK nuk mund të shkojë në veri (Video)

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është kundërpërgjigjur deklaratës së kryeministrit Ramush Haradinaj se nuk ka jug dhe veri dhe se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit.

Stoltenberg ka rikujtuar se ekziston një marrëveshje në Bruksel për këtë çështje dhe ajo duhet të respektohet, raporton Telegrafi.

“Kemi një marrëveshje, marrëveshjen e Brukselit 2013 që thotë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it, dhe ajo marrëveshje është ende valide dhe duhet respektuar”, tha Stoltenberg.


Sipas tij, shumë aleatë pajtohen se transformimi i FSK-së në Ushtri nuk është bërë në kohën e duhur.

Megjithatë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka thënë NATO do të mbetet në Kosovë me trupat e KFOR-it dhe është e bazuar në mandatin e OKB-së. Sipas tij, prezenca e KFOR-it ka pasur rol të rëndësishëm për stabilitetin në Kosovë dhe në tërë rajonin.

Ndryshe, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj një ditë më parë ka thënë se Ushtria e Kosovës ka të drejtën e plotë të ushtrimit të detyrës në të gjithë territorin e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Lajme
Kalo në kategori