LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim për shtatë personat që u kapën me rreth 210 kg drogë

Nga një muaj paraburgim për shtatë personat që u kapën me rreth 210 kg drogë

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.S; G.K; Xh.S; H.B shtetas të Republikës së Kosovës dhe J.B; F.B; F.B.1. shtetas të Republikës së Maqedonisë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën  penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Të pandehurit dyshohet se më 10.02.2019, në fshatrat Papaz dhe Pojatë – Komuna e Ferizajt, pas informacioneve përmes rrugëve operative të Policisë së Kosovës, gjatë ndjekjes së një veture të dyshimtë, e cila është dyshuar se ka ngarkesë me lëndë narkotike, e njëjta është mbajtur nën vëzhgim, më pas vetura e njëjtë është larguar nga vendi i ngjarjes dhe pas informacioneve që të pandehurit kanë vepruar si anëtar të grupit të organizuar, Policia e Kosovës – Sektori Anti-Drogë, pas kontrollimit të dy lokacioneve, ka gjetur substancë të dyshuar të llojit marihuanë në sasi prej 209 kg e 202 gramë.

Sasia e llojit marihuanë është konfiskuar ndërsa gjyqtarja e procedurës paraprake e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Hysnije Gashi, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj ndaj të dyshuarve.


Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori