LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Nuk e largojmë taksën pa marrëveshje përfundimtare

Haradinaj: Nuk e largojmë taksën pa marrëveshje përfundimtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se taksa e vendosur ndaj Serbisë nuk do të largohet pa marrëveshje përfundimtare.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka treguar se ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, pas takimit me të ka përsëritur kërkesën për pezullimin e taksës.


“Qëndrimi ynë është i qartë. Unë preferoj heqjen e taksës krejt por është e lidhur me njohjen nga Serbia dhe sugjerimi im është që të mos ndërlidhen temat. Dialogu ka filluar para taksës. Marrëveshja është në interes të Kosovës, që nënkupton marrëveshje me njohje dhe ulëse në OKB, dhe tregti të lirë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë të pacenueshme
Lexo po ashtu Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Marrëdhëniet Kosovë-SHBA janë të pacenueshme

Ai ka shtuar se askush nuk duhet të jep premtime për largimin e taksës dhe se kjo do të largohet atëherë kur do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

“Ka të bëjë me një proces 20 vjeçar me Serbinë, i cili i ka kushtuar Kosovës ky proces. Është mënyra për të larguar taksën, por duhet ta bëjmë një marrëveshje ndërmjet vete. Jemi dakord për një marrëveshje dhe nuk e largojmë taksën pa marrëveshje. Është gabim që të japim premtime se mund të heqim taksën”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet nga Prodhime vendore
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Prodhime vendore