LAJMI I FUNDIT:

OAK memorandum bashkëpunimi me Klubin Slloven të Bizneseve

OAK memorandum bashkëpunimi me Klubin Slloven të Bizneseve

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) dhe Klubi Slloven i Bizneseve (KSB), nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi.

Ky Memorandum Bashkëpunimi vije me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe për të siguruar qasje sistematike ndaj problemeve të identifikuara gjatë punës së përbashkët, aktiviteteve të përbashkëta për ndikim në politikë-bërje dhe vendimmarrje që ndërlidhet me qëllimet kryesore të të dyja palëve si dhe të ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes tyre për promovimin dhe përkrahjen zhvillimit të përgjithshëm ekonomik dhe social.


Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi me këtë rast theksoi se OAK-së është e fokusuar në shërbimet e bizneseve, rrjetëzimin, identifikimin e problemeve të bizneseve të cilat janë të shumta, deri te alternativat e zgjidhjes së tyre.

Bajram Fusha nga Klubi Slloven i Bizneseve, përgëzoi oden për veprimtarinë e saj dhe vlerësoi këtë bashkëpunim për angazhim të përbashkët në krijimin e partneritetit në mes bizneseve kosovare dhe sllovene, organizimin e takimeve dhe prezantimeve të interesave që kanë.
Me anë të këtij memorandumi Anëtarët e OAK-së dhe Klubit Slloven do të kenë mundësi shumë të mëdha komunikimi dhe rrjetëzimi ndërmjet vete. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori