LAJMI I FUNDIT:

E mitura nga Gjilani ishte trafikuar për prostitucion në Serbi

E mitura nga Gjilani ishte trafikuar për prostitucion në Serbi
Foto: Ilustrim

Një rast tjetër i abuzimit me persona të mitur mund të bëjë që të harrohet rasti i Drenasit. Një vajzë 14-vjeçare nga zona e Gjilanit në vitin 2014 ishte trafikuar për prostitucion në Serbi.

Anton Nrecaj nga Qendra për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Regjional “Clard Kosovo” ka thënë se një vajzë e zonës së Gjilanit e moshës 14 vjeç në fund të vitit 2014 ka përfunduar nga Kosova në Serbi, ku është detyruar të ofrojë shërbime seksuale.

Ai ka treguar se vajzës i ishte hequr edhe shtetësia e Kosovës.


“Para katër viteve,në fund të vitit 2014, një e mitur nga zona e Gjilanit, në moshën 14 vjeçare, trafikohet si qenie njerëzorepër të ushtruar prostitucion nga Kosova në Serbi. Asaj në mënyrë institucionale i është hequr shtetësia, që është një indikacion se trafikantët se trafikuesit kanë pasur një bashkëveprim me njerëz në institucione të nivelit lokal. Ajo ka qëndruar në Serbi për dy vite e gjysmë, ku është detyruar të ofrojë shërbime seksuale”, ka thënë Nrecaj.

“Prindi i saj e ka kërkuar për dy vite e gjysmë derisa e ka gjetur në Serbi. Ajo tash është kthyer në Kosovë, por të dhënat i janë zhdukur”, tha Nrecaj për Radio Kosovën .

Sipas tij, personat e përfshirë në këtë rast janë njerëz të lidhur edhe me pushtetin, por ai nuk ka dashur të japë më shumë detaje.

“Personat të cilat kanë abuzuar janë persona të lidhur me pushtetin, por kanë dyshtetësi, atë të Kosovës dhe të Serbisë”, ka thënë ai.

Nrecaj ka thënë se gjendet në proces të përgatitjes për ta dërguar rastin në Prokurorinë Speciale.

“Vajza tash është 19 vjeçare”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori