LAJMI I FUNDIT:

Legjenda braziliane e futbollit Edmilson gjendet në Kosovë, takohet me presidentin e FFK-së, Agim Ademin

Legjenda braziliane e futbollit Edmilson gjendet në Kosovë, takohet me presidentin e FFK-së, Agim Ademin

Ish futbollisti braziliani i Barcelonës, Edmilson, po qëndron në Kosovë ku do ta hap një kamp për futbollistët e rinj.

Ai është takuar me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, sot në zyrën e tij, ku Edmilson ishte bashkë me bashkëpunëtorët e tij.


Gjatë këtij takimi ish-futbollisti i njohur, i cili u shpall kampion bote me Brazilin dhe fitoi shumë trofe me Barcelonën, ka shprehur interesim për bashkëpunim me FFK-në.

E gjithë kjo për organizimin e kampeve për futbollistët e rinj, duke pasur parasysh numrin e madh të talenteve që po dalin nga futbolli i Kosovës.

“Me këtë rast, presidenti Ademi i ofroi përkrahje legjendës braziliane dhe vuri në pah se FFK-ja nuk do të bëjë pengesa në mbajtjen e kampeve të tilla në Kosovë nga njerëz të tillë profesionistë dhe që për qëllim kanë zbulimin e talenteve, që në të ardhmen do të mund të luajnë në klube të njohura evropiane dhe në Kombëtaren e Kosovës”.

“Presidenti Ademi në fund të takimit ia ka dhuruar Edmilsonit një fanellë të Kombëtares së Kosovës si dhe një plaketë me stadiumin “Fadil Vokrri””, thuhet në njoftimin e FFK-së./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori