Ligji për Pagat i miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt, vazhdon të kundërshtohet nga disa sindikata të punëtorëve në sektorin publik. Ndonëse pas miratimit të tij, shumë deputetë e patën cilësuar atë si një nga vendimet e mëdha, e madje edhe historik, për rregullimin e sistemit të shpërndarjes së pagave në sektorin publik, ndërkohë janë shtuar ankesat ndaj këtij ligji për mospërfshirje të disa kategorive.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli patën deklaruar se me miratimin e këtij Ligji janë respektuar standardet më të mira, duke vlerësuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit. Ky Ligj, u tha se siguronte rritje të pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik.
Por, aktualisht në Zyrën e Presidentit të Kosovës, kanë shkuar disa ankesa nga sindikata të ndryshme, duke kërkuar mosnënshkrimin e Ligjit, procedurë kjo që mundëson hyrjen në fuqi të tij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do t’i shqyrtojë me kujdes vërejtjet e të gjitha kategorive, para se të nënshkruajë Ligjin.
Kurse në një përgjigjeje nga Zyra e Presidentit të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thuhet se “Ligji për Pagat ende nuk ka ardhur në Presidencë nga Kuvendi i Kosovës. Kur të arrijë në Presidencë, do të shqyrtohet thellësisht”.
Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës, Mursel Zymberi, tregon për Radion Evropa e Lirë, se kanë dërguar ankesë në Zyrën e Presidentit Hashim Thaçi dhe të njëjtën ankesë e kanë dërguar edhe te shtetet e Quintit në Kosovë.
Kjo sindikatë vlerëson se Ligji është diskriminues dhe shkelë parimet që i përcakton vet ligji në fjalë.
“Ne nuk e kemi merituar këtë degradim çfarë na është bërë dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pajtohemi me këtë përshkallëzim që na ka ndodhur. Në kapitullin hyrës të këtij ligji thuhet se do të ketë ‘pagë të njëjtë për punën e njëjtë’ dhe të ngjashme. Përderisa për punën e njëjtë njëri sektor me sektorin tjetër dallojnë me mbi 250 euro”, tha Zymberi.
Edhe Sindikata e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka kërkuar nga Presidenti Thaçi që të analizojë profesionalisht Ligjin për Pagat dhe t’ia kthejë mbrapsht Kuvendit për rishqyrtim.
Ndërkaq, në Sindikatën e Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), thonë se mosratifikimi i këtij Ligji do të ishte i mirëseardhur edhe pse ankesë zyrtare në Zyrën e Presidentit të Kosovës nuk kanë dërguar.
Punonjësit e arsimit të cilët kanë mbajtur grevë 14-ditore, kanë përfituar rritje të pagave në bazë të këtij Ligji.
Por, Vjollca Shala nënkryetare në SBASHK-ut, tha për Radion Evropa e Lirë, se mësimdhënësit e arsimit fillor janë të pakënaqur me koeficientin e tyre në Ligjin e pagave.
“Nëse presidenti i Kosovës nuk e dekreton Ligjin për Paga, SBASHK-u nuk do të jetë kundër, pasi edhe gjatë grevës një prej opsioneve të SBASHK-ut ishte edhe tërheqja e Ligjit për Paga dhe kthimi i tij në Qeveri. Kështu që do të ishin ulur institucionet, sindikatat dhe punëtorët dhe do të bënin një Ligj të ri të pagave, ku mësimdhënësit do t’i rangonin në vend meritor dhe do të ishte një Ligj i Pagave i pranueshëm për të gjithë sektorët publikë”, tha Shala.
Edhe një pjesë e stafit mjekësor nga reparti i kirurgjisë po e vazhdon grevën nga dhjetori i vitit të kaluar. Kirurgët po insistojë në rritjen e koeficientit me anë të Ligjit të ri për Pagat.
Ligji i propozuar nga Qeveria Haradinaj, u ndryshua disa herë, pasi në kohën e hartimit, u shtuan pakënaqësitë sociale, nga punonjës në sektorë të ndryshëm publikë, të cilët kërkonin rritjen e koeficientit, përkatësisht rritjen e pagave.
Sipas procedurave ligjore, ligjet e miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Presidenti i Kosovës ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të vendit ose të një a më shumë komuniteteve të saj. Të drejtën e rikthimit të një ligji mund ta shfrytëzojë vetëm një herë.
Presidenti i Kosovës duhet të nënshkruajë brenda 8 ditësh pasi të ketë marrë ligjin e miratuar nga Kuvendi dhe nënshkruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi, me shumicën e votave të të gjithë deputetëve, vendos për miratimin e ligjit të rikthyer nga Presidenti dhe ligji përkatës konsiderohet i shpallur. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze