LAJMI I FUNDIT:

SBASHK: Nuk kemi bërë kërkesë në Presidencë për mosdekretim të Ligjit për Paga

SBASHK: Nuk kemi bërë kërkesë në Presidencë për mosdekretim të Ligjit për Paga

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencave të Kosovës (SBASHK), thotë se nuk kanë bërë kërkesë në Presidencë për mosdekretim të Ligjit të Pagave.

SBASHK me anë të një reagimi për media ka treguar se njëra prej kërkesave para se të aprovohet ky Ligj ka qenë tërheqja e tij.

“Nëse Presidenti i Kosovës nuk e dekreton Ligjin e Pagave, SBASHK-u nuk do të jetë kundër pasi që edhe gjatë grevës një prej opsioneve të SBASHK-ut ishte edhe tërheqja e Projektligjit të Pagave dhe kthimi i tij në Qeveri ashtu që do të ulen instuticionet, sindikatat dhe punëtorët dhe do ta bëjnë një ligj të ri të pagave ku mësimdhënësit do t’i rangonte në vend meritor dhe do të ishte një Ligj i Pagave i pranueshëm nga të gjithë sektorët publikë”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut, përcjell Telegrafi.

Sindikata tregon se mësimdhënësit e arsimit fillor janë të pakënaqur me koeficientin e tyre në Ligjin e Pagave.

“Mësimdhënësit e arsimit fillor janë të pakënaqur me koeficientin e tyre në Ligjin e Pagave pasi ata kanë koeficientin për 0.15 më të vogël se arsimi i mesëm i ulët por ata nëse dëshirojnë të shkojnë përmes SBASHK-ut duhet t’i drejtohen së pari kryetarit sindikal të shoqatës, kryetarit të sindikatës së arsimit fillorë të Kosovës e deri në kryesinë e SBASHK-ut për gjetjen e një zgjidhje më të mirë të mundshme edhe për nivelin fillor. Nëse mësimdhënësit e arsimit fillor bëjnë kërkesë për mosdekretim të Ligjit ne prapë nuk jemi kundër”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Universitetit të Prishtinës i kërkon Presidentit Thaçi kthimin mbrapa të Ligjit për Pagat
Lexo po ashtu Sindikata e Universitetit të Prishtinës i kërkon Presidentit Thaçi kthimin mbrapa të Ligjit për Pagat

Lidhur me mos dekretimin e këtij Ligji ka reaguar edhe Sindikata e Universitetit të Prishtinës, të cilët kërkojnë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që ta analizoj profesionalisht Ligjin mbi Pagat dhe t’ia kthej mbrapa Kuvendit për rishqyrtim.

Sindikata në letrën drejtuar Presidentit Thaçi thotë se ka shkelje diskriminuese në këtë Ligj.

Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 2 shkurt me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim ka miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik. /Telegrafi/