Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, në kuadër të prioriteteve, përveç Klinikës së Kardiologjisë Invazive dhe Oftalmologjisë, e ka futur edhe Klinikën e Ortopedisë, duke ndarë mjete për ofrimin shërbimeve mjekësore, të cilat kanë munguar aty vitet e shkuara dhe pacientët është dashur të kërkojnë shërim jashtë vendit.
Nga buxheti i SHSKUK-së për vitin 2019, për këto klinika janë dhënë më shumë se 2 milionë euro.
Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Arbër Tolaj, thotë se mjetet do të destinohen në pajisje mjekësore dhe material shpenzues, që nuk janë të përfshira në listën esenciale, njofton SHSKUK-ja përmes një njoftimi për media.
Në mungesë të buxhetit, Tolaj, më tutje, thekson se më herët ka qenë e pamundur të përmbushen kërkesat e pacientëve dhe kështu, përmes Ministrisë së Shëndetësisë, ata është dashur të dërgohen për trajtim jashtë Kosovës, me shpenzime shumë më të mëdha, duke rënduar buxhetin e shtetit.
“Sipas një përllogaritje që kemi bërë, me 600 mijë euro ne do të mund t’i realizojmë dhe t’i përmbushim të gjitha këto kërkesa për pacientët, të cilët do të trajtohen brenda vitit 2019 për lloje të patologjive të ndryshme”, deklaron Tolaj.
Me funksionalizimin e sallës së katërt, që pritet të ndodhë shumë shpejt, Tolaj thekson se lista e pritjes për proteza dhe ligamente do të zvogëlohet dukshëm, i bindur që nuk do të shkojë gjatë kohë dhe ajo do të hiqet krejt.
Me sallën e re dhe mjetet e ndara, ai beson se do të ketë numër më të madh të shërbimeve, mes tyre edhe disa operacione specifike në kirurgjinë spinale, të pakryera më herët.
“Materialin tjetër, të cilin e kemi planifikuar që të përdoret, është materiali për kirurgji spinale, edhe pse setin për ndërhyrje primare në boshtin kurrizor e kemi. Sikurse për nyjat tjera të gjurit, kërdhokullës, krahut edhe në pjesën e kurrizit, me ardhjen e materialit, kemi mundësi të kryejmë disa operacione specifike”, thotë Tolaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
A takohen me njëri-tjetrin? - Osmani flet për raportet me kryeministrin Kurti
Ish-ministri i Mbrojtjes bën thirrje për vigjilencë: Serbia, Rusia dhe Kina po përpiqen të destabilizojnë Kosovën
Vijon sezoni i plazhit në Durrës, rezervime edhe për muajin shtator
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar