LAJMI I FUNDIT:

Taksa ia humbi 100 milionë euro, dëmet i konfirmon edhe Qeveria e Serbisë

Taksa ia humbi 100 milionë euro, dëmet i konfirmon edhe Qeveria e Serbisë

Vënia e taksës prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, u kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike e financiare bizneseve të këtyre dy shteteve.

Në Doganën e Kosovës kanë treguar për efektet e taksës, ndërsa në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se nuk do ta heqin taksën pa ndryshuar qëndrimet e Serbisë karshi Kosovës.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi ka thënë për Telegrafin se taksa për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk do të hiqet,derisa të ketë njohje nga Serbia.


“Qëndrimi i Qeverisë nuk ka ndryshuar. Kosova i ka argumentet e saja për këtë çështje të cilat janë të njohura tashmë, i ka thënë kryeministri Haradinaj gjithashtu edhe faktet se pse është e vendosur bashkë me arsyet kur hiqet ajo”, tha Gashi.

Taksa 100 për qind vetëm Serbisë nga 6 nëntori i vitit 2018 e deri më sot i ka shkaktuar dëme rreth 100 milionë euro.

Në Doganën e Kosovës kanë treguar se brenda një dite nga Serbia janë importuar deri në 150 maune me mallra, ndërsa importi pas taksës është minimal.

Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka konfirmuar për Telegrafin se importet e mallrave nga Serbia kanë rënë për rreth 100 për qind.

“Brenda një dite importet nga Serbia në Kovës kanë qenë në vlerë prej 1.2 deri në 1.4 milion euro, ndërsa sot mesatarja ditore e importeve me mallra është deri 8ooo euro. Pra rënia e reale e importeve nga Serbia është rreth 100 për qind. Pra dëmet ndaj Serbisë kapin shumën e rreth 100 milionë eurove”, tha Stavileci.

Sipas tij, ka rënie të maunave që importohen me mallra nga Serbia.

“Para taksës mesatarisht janë importuar prej 120 deri 150 maune me mallra nga Serbia, kurse pas taksës ka raste kur nuk ka as një maune me importe nga Serbia”, ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Se ka pasur humbje milionëshe nga taksa 100 për qind, e ka konfirmuar edhe Qeveria e Serbisë.

Zëvendëskryeministri si dhe ministri i Tregtisë, Rasim Lajiq, ka deklaruar për TV PINK në Serbi se taksa 100 për qind për mallrat e Serbisë u ka shkaktuar humbje 90 milionë euro.

“Ne, më 21 shkurt do ta kemi bilancin e saktë të gjendjes se sa më pak mallra janë eksportuar. Deri më tash, për 80 ditë, janë eksportuar 90 milionë euro më pak mallra në Kosovë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të shkuar. Tregtia ka rënë në minimum ose po punon kontrabanda, sepse në Kosovë ka mallra serbe”, ka thënë për TV Pink Lajiq.

Qeveria e Kosovës, fillimisht kishte vënë taksë prej 10 për qind më 6 nëntor 2018, kurse më 21 nëntor 2018, taksën e vënë ndaj produkteve serbe dhe boshnjake e ngriti në 100 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori